Roma blindon vendin e tretë, poker Fiorentinës (VIDEO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Skuadra e Spaletit ka fituar 4-1 ndaj Fiorentinës në ndeshjen e vlefshme për Javën e 28 të Serisë A. Me këtë rezultat Roma shkëputet me 56 pikë në vendin e tretë, duke lënë Fiorentinën në vendin e katërt me 53 pikë.
"Pokerin" e golave e hapi El Sharaui në minutën e 21´ të pjesës së parë. Mohamed Salah dyfishoi rezultatin katër minuta më pas, ndërsa Diego Perroti realizoi golin e tretë për vendasit. Miqtë u përgjigjën me anë të Josip Iliçiç në minutën e fundit të pjesës së parë me 11-metërsh, duke rikthyer skuadrën e tij në lojë.
Por ajo që dominoi takimin e dhe në pjesën e dytë ishte skuadra kryeqytetase, e cila në minutën e 58´ realizoi golin e katërt, duke mbyllur shifrat në 4-1.