Rinovimi/ Koniaspor, ofertë 3-vjeçare për Alban Mehën
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Alban Meha është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Koniasporit në Turqi dhe për këtë drejtuesit e skuadrës kanë nisur punën për rinovimin e tij.
Mesfushorit i skadon kontrata në përfundim të sezonit, mirëpo këtë javë ai do të marrë një ofertë për rinovim edhe për tri vite.
Meha ka shënuar katër herë gjatë këtij sezoni në kampionat dhe gjithashtu ka qenë autor i disa asisteve që janë shndërruar në gola nga lojtarët e skuadrës së tij.
Koniaspor është gjithashtu pjesë e gjysmëfinaleve të Kupës së Turqisë, në të cilën Meha ka arritur të realizojë gjithashtu një gol për të ndihmuar skuadrën e tij që të arrijë deri në këtë fazë.