e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Rikthim i rëndësishëm për Tiranën

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Rikthim i rëndësishëm për Tiranën

Tirana ka vijuar edhe dje përgatitjet për javën e 28-të të Superiores, me një seancë që startoi në orën 16:30, e cila ishte e larmishme dhe me ngarkesë.bulku Ekipit dje iu rikthye edhe kapiteni Ervin Bulku, i cili ishte i angazhuar me Kombëtaren në dy miqësoret e fundit. Karan, Idrizaj e Malaj dje nuk u stërvitën, ndërsa Muça ka kryer vrapime veçmas grupit.

Sakaq, probleme shfaqi edhe Gjergj Muzaka. Lojtari dje e bëri pushim, pasi e kishte gjurin të rënduar. Megjithatë, lajmet për të nuk janë të këqija, pasi gjasat janë që sot të rikthehet normalisht, duke mos rrezikuar ndeshjen e së dielës me Tërbunin.