Nuk po stervitet me ekipin Hyshmeri kriset me drejtuesit

Nuk po stërvitet me ekipin, Hyshmeri kriset me drejtuesit

Renato Hyshmeri duket larg Bylisit. Mesfushori elbasanas u bë kohë që nuk është as në formacion dhe as në stol. Ndeshja e tij e fundit ka qenë kundër Teutës, konkretisht më 5 mars 2016 (në humbjen 1-0 në "Niko Dovana", ndërsa në tri javët pasardhëse, kundër Partizanit, Flamurtarit dhe Vllaznisë ai as që është grumbulluar.hyshmeri Nga burime të sigurta për "Panorama Sport" mësohet se mesfushori ka pasur konflikte me drejtuesit. Duket se është kjo arsyeja që ai as nuk është stërvitur me ekipin. Kjo shton sigurisht dyshimet se "divorci" mes palëve është në prag.

Situata - Kukësi nuk është një mision i pamundur për Bylisin, edhe pse në Ballsh e kanë të qartë se përballë kanë një skuadër që nuk i mungojnë kualitetet dhe, për më tepër, po kalojnë një formë të mirë këto javët e fundit.

Fakti që ndeshja luhet në "Adush Muça" konsiderohet si një armë shtesë për të besuarit e Zildzoviçit, sepse në shtëpinë e tyre e ndiejnë veten më të fortë dhe në sajë të pikëve në këtë stadium janë ende në garë për një vend mes me të mirave të futbollit shqiptar.

Nga 21 pikë në total, ballshiotët kanë marrë 2/3-at e tyre në Ballsh, plot 14, ndërkohë që vetëm 7 kanë koleksionuar në transferta.

Duke u nisur nga këto shifra, mallakastriotët pritet ta shfrytëzojnë faktorin fushë në favorin e tyre, duke pretenduar sigurisht edhe te ndihma e tifozërisë. Në këto javë të para të fazës së katërt, kalendari është favorizues për djemtë e boshnjakut Zildzoviç dhe fatet e sezonit mund të zgjidhen shumë shpejt.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama