Rezultatet e matures vonohen, korrigjimi proces manual pa afat
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Grumbullimi i pikeve nuk dihet se kur do te mbaroje, nuk jepet asnje date
Ne ne situate te tille, piket si pasoje edhe rezultatet e matures nuk dihet konkretisht se kur do te publikohen.
Fill pas publikimit te notave te testeve me zgjedhje, provimet e fundit te matures shteterore per kete vit, maturantet iu nenshtruan plotesimit te formularit A2, dokument qe percakton ne baze te parimit merite preference fakultetin ku kandidatet do te shpallen fitues. Ndonese afati i vene ne dispozicion per plotesimin e formularit te preferencave perfundoi me date 30 korrik, me date 1 gusht nisi zyrtarisht numerimi i pikeve qe ka grumbulluar çdo maturant bazuar ne formulen e matures, e cila sherben si çelesi i suksesit per te qene fitues i mundshem ne nje prej 10 degeve te listuara ne formularin A2.
Pas perfundimit te dorezimit te formularit A2, Ministria e Arsimit dhe Shkences ka nisur punen per hartimin dhe publikimin e librit te transparences, i cili bazohet ne piket e maturanteve.
Ky dokument eshte nje tjeter element po aq i rendesishem i Matures Shteterore. Qellimi i tij eshte sidomos korrigjimi i pasaktesive te te dhenave te maturanteve. Libri i transparences pritet te publikohet ne faqen zyrtare te Ministrise se Arsimit dhe Shkences ne vijimesi, pasi nuk eshte bere ende e ditur asnje date fikse per zbardhjen e tij. Ate do ta kene ne duar te gjithe maturantet, per te tretin vit me radhe. Ky dokument eshte jo vetem i nevojshem, por edhe i domosdoshem per realizimin e nje procesi teresisht transparent dhe te kontrollueshem. Por, jo vetem kaq, ai u jep sigurine nxenesve qe te dhenat e tyre do te korrigjohen ne menyre korrekte dhe transparente.