e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Demtohet ura e Gorices, ndalohen makinat

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Demtohet ura e Gorices, ndalohen makinat
Ura shekullore e Gorices ne qytetin e Beratit po shkon drejt degradimit. Demtimeve e shumta rendohen edhe nga shkelja e rregullave per moskalimin e mjeteve te tonazhit te rende. Drejtoria Rajonale e Monumenteve te Kultures ne Berat, prej disa javesh ka kerkuar marrjen e masave urgjente per bllokimin e saj, por masat nuk respektoheshin. Per te gjetur nje zgjidhje, pas takimit te drejtorit te deges se monumenteve, Lonik Çuedari, me  kreun e bashkise se qytetit, Fadil Nasufi, u vendos qe bashkia te ndermarre masat e duhura. Prej se merkures ne te dyja anet e ures jane vendosur disa platforma hekuri qe izolojne hyrjen e mjeteve ne kete ure, duke lejuar vetem kalimtaret. Pas inspektimit te ures, specialistet thone se ka demtime serioze ne pjesen e kalldremte te bazamentit dhe te parmakeve. Ne fakt, problemi me shqetesues vjen nga çarjet serioze qe uji ka krijuar ne tri pjese te saj, duke depertuar thelle neper muret kryesore te harqeve te saj. Ndersa tubi kryesor i ujit te pijshem, i cili pershkon kete ure ka sjelle demtime teper serioze ne te gjitha shtyllat mbajtese te harqeve te ures. Ky tub i montuar ne vitet ‘60 ka sherbyer si nje nga deget kryesore te furnizimit me uje te pijshem per lagjen muzeale te Gorices.

Kjo ure, perveçse lidh lagjen Gorice me pjesen tjeter te qytetit, sherben edhe si rruge kryesore per te lidhur fshatrat dhe komunat perreth me rrugen nacionale. Ne te gjithe gjatesine, ures se Gorices i jane demtuar parmaket, i eshte shkaterruar krejtesisht kalldremi, nderkohe qe harqet jane demtuar ne shume vende. Ura e Gorices, e cila ndodhet ne lagjen me te njejtin emer, eshte nje nga objektet me te rralla te ketij qyteti. Per vlerat arkitekturore eshte shpallur monument kulture i kategorise se pare, por pavaresisht kesaj, fondet e vena ne dispozicion per restaurimin e saj gjate ketyre viteve kane qene te paperfillshme. Kjo ure eshte njekohesisht nje nga objektet me te vizitueshme nga vendasit, por edhe turistet e huaj. “Duke qene se ura eshte e vetmja qe lidh dy pjeset me te rendesishme te qytetit, mbi te qarkullojne te gjitha llojet e mjeteve. Kjo ka bere qe ura te demtohet gjate viteve te fundit. Por, gjithashtu mungesa e fondeve per restaurimin e saj ka bere qe nderhyrjet nga ana jone te kene qene te pakta. Bllokimi i kesaj ure do te beje qe mjetet te shmangin levizjet mbi te dhe te drejtohen nga ura tjeter ne rrugen hyrese te qytetit. Gjithsesi, per evidentimin e shkalles se demtimit te saj do te thirren nje grup ekspertesh specialiste te monumenteve nga Tirana, te cilet do te studiojne dhe matin çdo parameter te demtimit te saj. Ne baze te provave te mbledhura do te behet dhe projekti, i cili do te paraqitet prane Ministrise se Turizmit, Kultures dhe Sporteve per te akorduar fondet per meremetimin e saj”, pohon drejtori i Drejtorise Rajonale te Monumenteve, Lonik Çuedari. Ura e Gorices eshte ndertuar fillimisht prej druri e me pas prej guri nga Kurt Pasha. Per shekuj me radhe kjo ure ka perballuar permbytjet, lufterat apo vershimet e lumit Osum.