e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Basha: Projekti i sheshit “Skenderbej” do te rishikohet

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Basha: Projekti i sheshit “Skenderbej” do te rishikohet
Sapo keni vene kemben ne Bashkine e Tiranes duket se puna ka nisur, zoti Basha, madje nje pune qe duket se ka nisur ne shume drejtime njeherazi. Qe ne ditet e para keni shpallur programin e 100-diteshit te pare, i cili konsiderohet dhe themeli i nje programi katervjeçar. Cilat jane pikat qe mendoni se vertet do te realizohen brenda 100 diteve?

Se pari eshte pershtatja e struktures se Bashkise, per t’u angazhuar seriozisht dhe me potencial te plote ne ato çeshtje qe ne kemi deklaruar paresore: punesimi, zhvillimi ekonomik, terheqja e investimeve te huaja, thjeshtimi i procedurave te Bashkise ne kontakt me qytetaret, por edhe ne kontakt me biznesin. Pergatitja e punes per hartimin e planit urbanistik te Tiranes, nje plan te munguar per nje kohe te gjate, ngritja e strukturave te posaçme per mbrojtjen e konsumatorit, Agjencise per Mbrojtjen e Konsumatorit dhe po keshtu adresimi i disa problemeve te medha qe qytetaret e Tiranes i kane vuajtur me te padrejte per nje kohe te gjate, siç eshte çeshtja e hipotekimit te banesave, por edhe premtime te tjera, siç eshte çeshtja e kartes se studentit, çeshtje qe kane te bejne me pergjegjesite e Bashkise karshi qytetareve, ujesjelles-kanalizimin, infrastruktura paresore, probleme akute, siç jane trafiku dhe pasojat e tij te qytetaret dhe ambienti. Keto jane disa nga çeshtjet kryesore me te cilat ne po avancojme ne menyre te perditshme tashme, me te cilat jane ngritur grupet e punes, ndonese eshte gusht.

Zoti Basha, ai qe konsiderohej handikapi me i madh i qeverisjes se kryeqytetit ka qene mungesa e nje plani urbanistik, te cilin ju e keni premtuar, mos gabohem, edhe me nje perfaqesi japoneze, ku keni pasur nje takim pikerisht per planin urbanistik. Kur thuhet plan urbanistik duket nje projekt i vetem, por permban shume projekte te tjera ne vetvete, sepse ka nje sere projektesh qe permblidhen pikerisht brenda tij. Ne menyren se si eshte trajtuar deri tani hapesira e kryeqytetit shqiptar, sa e lehte eshte brenda ketij plani urbanistik te realizoni synimet tuaja me ate qe keni premtuar?

Plani urbanistik eshte jashtezakonisht i rendesishem per nje zhvillim afatgjate, per nje zhvillim modern dhe me standarde europiane te qytetit, ku ka vend per interesat e te gjithe qytetareve, ku zhvillimi nuk behet ne funksion te grupeve te veçanta te interesit, apo per zgjedhjet e ardhshme, por behet per te gjithe qytetaret dhe per brezat e ardhshem. Per kete arsye eshte vendimi im qe puna per planin urbanistik te nise menjehere. Per kete qellim po behet evidentimi i situates aktuale, i partnereve te perfshire apo qe do te perfshihen ne kete proces. I kapaciteteve qe do te perfshihen nga ana e qytetit, duke perfshire ketu edhe universitetet kryesore, ku urbanistika eshte nje disipline akademike dhe besoj se jo me vone se 15 shtatori ne do te dalim me nje plan te qarte pune, i cili do te kete synim kryesor perfundimin brenda 12 muajve te nje plani urbanistik te plote per te gjithe qytetin e Tiranes. Te nje plani urbanistik, i cili do te ngertheje te gjitha interesat e qytetareve, po do te kete dy parime kryesore ne thelb, vleresimin e drejte te prones private te qytetareve te Tiranes dhe fitimin sa me te  madh te hapesirave publike, per sheshe lojerash per femije, per parqe te gjelbra, per shkolla, kopshte, çerdhe, per institucione kulturore apo sportive, por edhe per rruge me te gjera te standardeve europiane, me trotuare dhe ndriçim, pse jo, edhe me korsi per biçikleta.

Do te punohet paralelisht per ato qe quhen projekte te medha, zoti Basha, sipas nje lloji renditjeje? Kur flas per projektet e medha, flas per tramvajin e premtuar per t’u realizuar per nje kohe shume te shkurter per çlirimin e trafikut ne kryeqytetin shqiptar dhe nje sere çeshtjes te tjera te ketij karakteri.

Plan-veprimi do te percaktoje qarte te gjitha etapat, pra ne nuk do te mbetemi ne pritje te perfundimit te studimit apo planit te plote urbanistik, por do te perparojme me disa projekte qe jane ne perputhje te plote me planin afatgjate te zhvillimit te Tiranes. Ketu, pa dyshim, hyne pergatitjet per tramvajin, ketu hyne disa nderhyrje urbane, duke perfshire ketu edhe zgjatimin e bulevardit ne drejtim te lumit te Lanes dhe krijimin e nje korridori verior te qytetit me potenciale te medha per zhvillim privat dhe publik. Natyrisht, edhe zhvillime te tjera, te cilat duke u konstatuar ne perputhje me objektivat afatgjate te zhvillimit, nuk kane pse te mbesin ne sirtar, por do te nisin menjehere ekzekutimin.

A ka projekte te lena pezull ose pergjysme nga paraardhesi juaj, zoti Basha, dhe çfare ndodh me to?

Natyrisht qe po, disa prej tyre mendoj se jane para syve tane, siç eshte situata ne sheshin “Skenderbej”. Une e di qe qytetaret perballen me kete veshtiresi prej kohesh. Problemi eshte qe me marrjen e detyres se kryetarit te Bashkise dhe me prezantimin e situates me kete projekt, vura re se projekti aktual nuk i jep nje zgjidhje te qendrueshme çeshtjes se trafikut, pra nuk ka asnje nenkalim apo by pass qe do te çlironte situaten e trafikut, siç eshte sot. Ky eshte nje problem i madh, pasi do te thote se edhe pasi projekti te perfundonte, situata e trafikut nuk do te permiresohej dhe e kuptoj qe ky do te ishte nje problem i madh per qytetaret e Tiranes. Ne kete kuader duhen marre disa vendime te shpejta. Po ta shikojme situaten keshtu siç eshte, vendimi i pare qe duhet marre eshte ai i çlirimit perkohesisht te trafikut. Natyrisht, ne nuk mund ta kthejme sheshin ne gjendjen e meparshme, por çlirimi i perkohshem i trafikut eshte nje urgjence me te cilen po merret Bashkia dhe ekipi im. Paralelisht me kete do te ecet me nje studim qe do te rishikoje mundesite per nje zgjidhje afatgjate te çeshtjes se trafikut ne sheshin “Skenderbej”, qofte kjo me ndertimin e nje nenkalimi me by pass, me parkime nentokesore. E rendesishme eshte qe zgjidhja te jete afatgjate, te jete nje zgjidhje e cila respekton ne menyre te plote nevojat e qytetareve sot, por qe i qendron jo vetem 5 viteve te ardhshme qe te filloje prape puna per ta germuar, por nje zgjidhje qe i qendron 50 apo 100 viteve te ardhshme.

Flasim per permiresimin e projektit aktual, apo devijohet nga ky projekt dhe a ka veshtiresi ligjore ne kete drejtim?

Une nuk mund te shprehem per kete çeshtje. Ajo qe mund te them eshte qe do te veproj me dinamizem per te permiresuar trafikun ne sheshin “Skenderbej”. Nderkohe qe inxhinieret, arkitektet qe aktualisht jane te angazhuar me kete projekt, po e rishikojne edhe njehere projektin per te bere te mundur qe ne perfundim te tij te mos jemi ne te njejten situate siç jemi sot. Ky eshte rreziku qe ekziston, por jemi ne nje situate qe trafiku te jete i normalizuar edhe kur kryeqyteti te kete shume me shume automjete.

Keni pezulluar lejet e ndertimit per nje kohe. eshte nje lloj moratoriumi, apo jo? Sa mendohet te zgjase ne kohe dhe pse eshte marre si mase?

Siç folem pak me pare per planin urbanistik, qellimi i tij eshte te kete ndershmeri ne menyren e zhvillimit te qytetit, ndershmeri karshi prones private, por edhe karshi brezave te ardhshem persa i perket hapesires publike te qytetit. Qellimi eshte qe plani te perfundoje sa me pare, eshte nje plan i munguar, i premtuar, i parealizuar. eshte nje plan qe Tiranes i ka munguar, problemet e te cilit Tirana i vuan edhe sot. Brenda ketij viti do te kete, ashtu siç kam premtuar, nje moratorium per ndertimet dhe ndryshimin e destinacionit, sepse eshte ne interes te çdo qytetari, ne interes te qytetit, qe ne te kemi qartesi te plote per trajtimin e prones private me ndershmeri.

Folet per projekte, por financat si jane ne Bashkine e kryeqytetit?

Te them te drejten, financat nuk jane ne gjendje te mire, siç eshte e bere e ditur edhe sot nepermjet disa mediave. Gjendja financiare eshte shume e dobet, kemi nje shume prej afro 1.5 milione dollaresh ne kontot tona, shume e pamjaftueshme kjo edhe per te paguar pagat e personelit te Bashkise per muajin gusht; kjo pasi kemi pasur nje renie drastike nga Bashkia te mbledhjes se te ardhurave, veçanerisht pergjate 2 muajve te fundit, ku ka arritur ne nivelin 5-7% krahasuar me 32% qe ka qene mesatarja pergjate 6 muajve te meparshem. Nuk dua te argumentoj per te kaluaren. Ne shikojme nga e ardhmja. Mbledhja e taksave eshte nje prioritet, kush ka paguar taksat eshte ne rregull, kush nuk i ka paguar duhet t’i paguaje ato. Ne çdo rast Bashkia do t’i mbledhe taksat, por kjo nuk ndryshon aspak vullnetin tim te shprehur gjate ceremonise se betimit per te ndermarre nje reforme fiskale, qe do te jete ulja e taksave dhe tarifave.

Bazuar ne planin tuaj mendohet qe ulja e taksave te behet brenda 100 diteve te para. Sa i rendesishem eshte projekti 100-ditor per mandatin 4-vjeçar. Sa e rrit nivelin e besueshmerise te ju?

100 ditet e para jane ditet e tranzicionit, i cili ne vende te ndryshme mbaron 30, 40 apo per 50 dite ne disa raste. Pastaj nis 100-diteshi. 100-diteshi perfshin edhe tranzicionin, qe siç e dini, per shkak te procesit te tejzgjatur, nuk pati nje tranzicion te rregullt. Per fat te keq, z. Rama vendosi te mos marre pjese ne tranzicion, çka na veshtiresoi momentin e dorezimit te funksioneve jo vetem per mua, por edhe per stafin esencial. Megjithate, une dua te falenderoj stafin, i cili mbeti ne detyre e qe kreu me sukses detyrat e ngarkuara me ligj. Besoj se kete faqe te tranzicionit do ta mbyllim ne nje kohe jo te gjate dhe mund ta quajme nje tranzicion te bute dhe paralelisht me te ne kemi nisur punen per permbushjen e premtimeve kryesore. Ka nje grup pune qe merret me planin urbanistik, ka nje grup pune qe merret me Agjencine per Mbrojtjen e Konsumatoreve, ka nje grup pune qe po merret me çeshtjen e hipotekave, po perfundon produkti i grupit te punes per taksat dhe tarifat dhe kjo ne me pak se dy jave nga tranzicioni ne Bashkine e Tiranes.

Nje nga sfidat tuaja kryesore eshte ndryshimi i filozofise se qeverisjes se Bashkise se Tiranes, qe ka te beje me komunikimin e drejtperdrejte me qytetarin, marrja e masave dhe ne momentin e pare te punes me Agjencine e Konsumatorit. Pse e niset fillimisht me kete agjenci?

E verteta eshte se Agjencia per Mbrojtjen e Konsumatorit eshte nje instrument i rendesishem dhe i domosdoshem per çdo bashki, aq me teper ne Tirane, ku zeri i qytetarit prej kohesh nuk degjohej per shkak te zhurmes se konfliktit politik qe kishte mberthyer Bashkine. Ne kete pikepamje, eshte pjese e pandare e premtimit tim per ta bere zyren e qytetarit tingullin kryesor ne Bashkine e Tiranes dhe veprimtarine e saj. Kjo eshte arsyeja qe une hapa dyert per te pritur qytetaret, dhe kjo eshte arsyeja qe duke filluar nga neser do te vendos nje orar pritjeje per qytetaret, jo vetem per t’u pershendetur si te merkuren, por per te degjuar problemet e tyre dhe per t’u marre me to.

Pra takimi i se premtes fillon funksionimin tashme?

Te premten, ne oren 9:00, neser ne oren 9:00, nis takimi me qytetaret se bashku me nenkryetaret, avokatin e qytetit dhe zyrtare te tjere do te kene orarin e tyre zyrtar te pritjes. Ne kete kuader, Agjencia per Mbrojtjen e Konsumatorit merr nje rendesi te veçante sepse nga njera ane kryen nje instrument te kontrollit profesional te cilesise dhe çmimit te mallrave dhe sherbimeve ne qytetin tone, duke mos zevendesuar per asnje çast instrumentet e tregut. Por, duke mos mbyllur syte para pergjegjesise qe duhet te kete dhe ka Bashkia per t’u ndeshur me spekulimet dhe cilesine qe ndikon te shendeti apo te xhepat e qytetareve te Tiranes. eshte nje çeshtje shume e prekshme, nje çeshtje qe do te kete vemendje, pergjigjen dhe pergjegjesine e plote te Bashkise se Tiranes, e cila do te vije nepermjet kesaj Agjencie per Mbrojtjen e Konsumatorit.

Z. Basha, keni emeruar tashme dy nenkryetaret e Bashkise, zonjen Tabaku nga PD dhe z. Panariti nga LSI. A do te jete ky koalicion po kaq i perfaqesuar dhe i suksesshem ne Bashkine e Tiranes?

Bashkia e Tirane eshte e hapur dhe do te identifikoje dhe ftoje personalitete dhe ekspertet me te shquar qe mund te jene ne qytetin e Tiranes, dhe kjo vlen per kedo dhe nuk eshte perjashtues per askend.

A do ta mbyllini çeshtje e hipotekave ne kryeqytet?

Ju thashe qe çeshtja e hipotekave eshte shume kompleks. Ne dy rrafshe: e para sepse eshte e ndare mes Bashkise dhe institucioneve te tjera, por kur Bashkia eshte zanafilla e problemit, do te marre pergjegjesite e saj. Se pari duke hartuar planin e veprimit se si do te zgjidhe pergjegjesine qe ka per lejet e shfrytezimit, por edhe duke u kerkuar autoriteteve te tjera te qeverise qendrore te veprojne ne nje menyre te caktuar per ta mbyllur kete proces brenda nje kohe te shkurter. Une kam premtuar se do ta mbyll brenda 6 muajve dhe jam optimist se do te mbyllet brenda kesaj periudhe. Rezultatet e para do t’i shohim brenda ketij viti. Behet fjale per disa kategori te ndryshme, te cilat preken nga ky problem dhe zgjidhja do te jete sipas ketyre kategorive. Besoj se brenda nje kohe te shkurt, grupi i punes i ngritur enkas, me konsultimet e duhura me qytetaret dhe me grupet e interesit ne veçanti me ndertuesit, do te paraqese propozimet qe do te marrin formen e tyre ligjore, qofte si akte bashkiake, dhe aty ku eshte nevojshme do t’i kerkojme qeverise qendrore t’i adoptoje ato si vendime te Keshillit te Ministrave apo qofte edhe si ligje.

Çfare do te ndodhe me menyren se si do te jepen lejet e ndertimi, z. Basha, sepse kjo ka qene nje ngerç i madh dhe ka pasur akuza te shumta? Do te kete nje konceptim ndryshe, apo do te zbatohet ligji me korrektese?

I rikthehemi çeshtje se planit urbanistik, mungesa e te cilit ka qene percaktuese per mungesen e transparences per lejet e ndertimit dhe mungeses se investitoreve strategjike te huaj ne Tirane. eshte i vetmi sektor ku kemi mungese te theksuar te kapitalit te huaj dhe ketu do ta kthejme faqen me planin urbanistik te hartuar ne perputhje te plote me interesat afatgjata te zhvillimit te Tiranes dhe brezave te ardhshem. Do konsultohemi me qytetaret e Tiranes me formate “Townhall miting”, te cilat do te vazhdojne, te konsultuara me ekspertet, qe ofron transparence te plote per lejet e ndertimit dhe pastaj procedura e marrjes se lejeve te ndertimit do te reduktohet me procedure transparence te bazuar me plan te mire, konsoliduar, detajuar, transparent e te qarte, qe nuk lene vend per hamendje, per ndryshim te njolles apo lartesise se objekteve.

A ndiheni te jeni lokomotiva e thithjes se investimeve te huaja, siç e tha Kryeministri Berisha?

Nese nuk mund te jete Tirana lokomotiva e investimeve, kush mund te jete?! Absolutisht Tirana i ka te gjitha potencialet. Ketu jane te grumbulluara potenciale me te medha njerezore, me te çmuara ne treg, por edhe potenciale te tjera te tregut. Me çlirimin e energjise, e cila mund te kete fjetur per nje kohe te gjate per shkak te vendosjes se pamerituar te Bashkise se Tiranes ne qender te konfliktit politik, jam i bindur se Tirana do te rimarre me vendosmeri si lokomotive e zhvillimit ekonomik, si lokomotive e investimeve te huaja ne Shqiperi.

Mund te jete slogani juaj tani “Per qytetin, qytetaret, duke zbatuar gjithnje ligjin”?

Tani ka ardhur koha per veprim. Natyrisht, kerkon komunikim me qytetaret. Fushata ka mbaruar. Ka ardhur koha per t’iu perveshur punes per te bere realitet ato qe kemi premtuar gjate fushates.