Rexhep Qosja: Veprimet e fundit te EULEX, revoltuese dhe deshperuese
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Akademiku Rexhep Qosja, në një intervistë për një të përditshme kosovare, ka komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë. Qosja flet për arrestimet e disa ish- drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga EULEX. Sipas tij, këto veprime janë revoltuese dhe dëshpëruese.
“Ndaj komandantëve të UÇK-së, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, shumë gjatë është ushtruar terror i vërtetë prej UNIMIK-ut dhe EULEX-it. Dhe, në fund që të dy janë liruar të pafajshëm, kurse as UNMIK-u, as EULEX-i nuk e kanë quajtur të nevojshme të japin kurrfarë llogarie pse ngrenë akuzë kundër të pafajshëmve, madje as të kërkojnë falje për gabimin e vet. Tani 14 vjet pas luftës EULEX-i ka vendosur t’ia nënshtrojë terrorit dy komandantë të tjerë, shumë të popullarizuar të UÇK-së, Sylejman Selimin dhe Sami Lushtakun! A është e mundshme kjo?”, ka thënë Qosja në një intervistë për “Epokën e re”.