e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Ngjela-Rames: Bej publike marreveshjen tone, ndryshe ajo eshte prishur

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Ngjela-Rames: Bej publike marreveshjen tone, ndryshe ajo eshte prishur
Pak ditë më parë në gazetën “Mapo” shkruhej për një marrëveshje mes kryesocialistit Rama dhe Spartak Ngjelës, e cila nuk është bërë ende publike, por që parashikon se nëse opozita vjen në pushtet, avokati do të marrë postin e ministrit të Drejtësisë. Vetë Spartak Ngjela, duket se ka thyer heshtjen dhe i kërkon Edi Ramës të bëj publike marrëveshjen me të.

“Unë kam një marrëveshje me zotin Rama, ku kam pranuar për të qenë pjesë e kabinetit të tij qeverisës. Unë e kam shpallur këtë marrëveshje në emisionin “Opinion”, para disa ditësh. Ikni dhe kërkojani Ramës dhe jo mua, sepse unë e kam shpallur, nëse ai nuk e shpall, ajo nuk ekziston më, nëse ai nuk e shpall këtë marrëveshje, ajo është e prishur”- është shprehur Ngjela për gazetën “Panorama”.

Ndërkohë që lidhur me zërat që thonë se Meta do të jetë Kryeministër i ardhshëm i Shqipërisë, Ngjela thotë se nuk ka dijeni për marrëveshjen Rama-Meta, por sidoqoftë Kushtetua e përcakton qartë se kush bëhet kryeministër.