e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

'BE-ja, ngushellimi i Serbise per humbjen e Kosoves'

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
'BE-ja, ngushellimi i Serbise per humbjen e Kosoves'
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç i ka thënë gazetës britanike “Daily Telegraph" se Serbisë i nevojitet një politikë e re në mënyrë që të bëhet anëtare e BE-së. Gazeta britanike shkruan se Daçiç ka nënshkruar një marrëveshje paqësore historike me vendin fqinj Kosovën, të cilën Serbia me këmbëngulje nuk dëshiron ta pranojë si shtet. Megjithatë mbetet shumë për t’u bërë, ndër të tjera edhe që të bindet opinioni serb se dhimbja për heqje dorë nga Kosova do të tejkalohet me të mirat që do t’u sjellë anëtarësimi në BE, shkruan “Daily Telegraph”.