E Enjte, 19 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Mehilli: Deputeti i PS-se tentoi te nxirrte nga rruga makinen e Kryeministrise

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Mehilli: Deputeti i PS-se tentoi te nxirrte nga rruga makinen e Kryeministrise
Një incident është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, me makinën ku udhëtonin punonjësit e zyrës së shtypit të kryeministrit Berisha. Sipas asaj që shkruan në “Facebook”  Erla Mëhilli, zëdhënësja e kryeministrit, deputeti i PS-së, Arben Isaraj ka tentuar të nxjerrë nga rruga makinën me të cilën udhëtonte ajo dhe kolegët e saj. Ja postimi i plotë i Mëhillit.

“Rrugës për në Fier, në autostradë, një makinë, me vetëdije të plotë, pasi na u afrua dhe pa kush ishte në makinën tonë, tentoi të na nxirrte nga rruga makinën ku udhëtoj unë dhe zyra e shtypit. Policia e ndalon në dalje të Fierit dhe kush ishte? Deputeti i Partisë Socialiste Arben Isarai. As që dua ta di as për të vëllain që e ka kriminel dhe burgaxhi, as për atë vetë atë që është deputet. Këtu do lahen të gjitha.”- shkruan Erla Mëhilli në “Facebook”.