Renditja e FIFA-s/ Shqipëria përmirësohet në klasifikim
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kombëtarja ka fituar një vend në renditjen mujore të FIFA-s.
FIFA ka publikuar ditën e sotme renditjen mujore të të gjitha përfaqësueseve për muajin mars.Falë fitores ndaj Luksemburgut 2-0 dhe humbjes 2-1 ndaj Austrisë.
Skuadra e drejtuar nga italiani Xhani De Biazi pozicionohet e 35-ta, duke u ngjitur një vend më lart.
Kuqezinjtë lënë pas ekipe të tjera si Bregu e Fildishtë, Algjeri, Greqi dhe Danimarkë.
Kreun e renditjes vazhdon ta mbajë Belgjika, e ndjekur pas nga Argjentina, Spanja dhe Gjermania.
Gjithashtu dhe Italia ka fituar një pozitë më lart duke u renditur e 14-ta, e pasuar nga Holanda, që ka zbritur një më poshtë.