e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Rekordet e pabesueshme te Bayern Munich

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Rekordet e pabesueshme te Bayern Munich

Që prej fillimit të sezonit, Bayern Munich, është duke shijuar periudhën e dominimit total të tij si në Gjermani ashtu edhe në Europë. Bavarezët janë në prag të fitores së dytë rradhazi në Bundeslig dhe janë pretendentët kryesor për të fituar Champions League për të dytën herë rradhazi, të cilën nuk e ka arritur asnjë ekip tjetër më parë që nga periudha moderne e këtij kompeticioni. Që nga periudha e Jupp Heynckes dhe deri tani tek Guardiola, Bayern ka rekorde dhe statistika fantastike. Disa prej këtyre rekordeve të listuara nga Goal.com janë:

0 – Është numri i skuadrave të cilat kanë fituar për dy herë rradhazi Champions League që prej konceptimit të saj të ri në 1992-1993. Bayern është tepër favorit për ta vendosur këtë rekord.

3 – Që prej fillimit të 2013 Bayern Munich ka pësuar vetëm 3 humbje, ku dy prej tyre erdhën kur kualifikimi në Champions League ishte i sigurt dhe ato ndeshje ishin të pa rëndësishme.

4 – Janë vetëm 4 pikë të humbura këtë sezon për Bayern në Bundesliga, për shkak të barazimeve me Freiburg dhe Bayer Leverkusen.

5 – Numri i trofeve të fituar nga Heynckes dhe Guardiola vitin e kaluar janë 5: Bundesliga, Kupa e Gjermanisë, Champions League, Kupa e Botës për Klube dhe Superkupa e Europës.

10 – Duke përfshirë edhe fitoren në finalen e Wembleyt ndaj Dortmund, Bayern ka fituar 10 ndeshjet e fundit jashtë shtëpisë në Champions League.

16 – Të shtunën në fitoren 6-1 kundër Wolfsburg, skuadra e Guardiolës ka 16 fitore rradhazi në Bundesliga. Ndërkohë që rezultati më i mirë ishte 14 ndeshje fitore rradhazi.

20 – Diferenca e Bayern Munich në kampionat me vendin e dytë, Borussia Dortmund, është 20 pikë. Bavarezët mund të bëhen skuadra e parë në historin e Gjermanisë, për kampionatin më të shpejtë të fituar ndonjëherë. Sezonin e kaluar Bayern e fitoi kampionatin që në datën 6 prill, mundësitë për këtë vit janë për datën 25 mars.

21 – Skuadra e Heynckes vitin e kaluar fitoi 21 nga 34 ndeshjet, rekord i cili mund të thyet po nga Bayern këtë vit.

47 – Bayern u shpall kampion i dimrit në Gjermani më një rekord prej 47 pikësh, duke përmbysur rekordin prej 42 pikëve të cilët ata vet e kishin vendosur një vit më parë.

49 – Bavarezët nuk janë mundur asnjëherë në 49 ndeshje në Bundesliga. Që prej tetorit 2012 Bayern njeh vetëm fitore.

61 –  Diferenca midis numrit të golave të shënuar nga skuadra e Bayern me ato të pësuar është 61. Kjo diferencë është më e madhja e regjistruar ndonjëherë në Bundesliga.

69.54% – Bayern është skuadra që ka mbajtur në zotërim topin në Champions League më shumë se çdo skuadër tjetër.

72 – Numri i golave të skuadrës bavareze për këtë sezon është 72 në 24 ndeshje. Ata janë duke u përpjekur të arrijnë rekordin e 101 golave.

87.18% –  Përqindja e ndeshjeve të fituara nga Bayern për këtë sezon është 87.18%.

106 – Skuadra e Guardiolës ka goditur 106 herë drejt portës në Champions League, më shumë se çdo skuadër tjetër.