Rei Manaj bën faqen zyrtare të Interit të flasë shqip
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Manaj ishte një nga zëvendësimet që Mançini hodhi në fushë kur llogariti se mund të kishte penallti përballë Juventusit.
Shqiptari ishte i saktë nga pika e bardhë dhe arriti ta shpërblente besimin e dhënë nga trajneri i Interit. Mirëpo, ditën e djeshme, sulmuesi 18-vjeçar është stërvitur me skuadrën e parë.
Për këtë, faqja zyrtare e Interit ka bërë një njoftim. Interesant është fakti që Manaj ka bërë këtë faqe që të shkruajë shqip për herë të parë.