e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Kryeqyteti në shtetrrethim, 850 policë në gatishmëri

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kryeqyteti në shtetrrethim, 850 policë në gatishmëri

Incidentet dhe përplas jet e ndodhura ditë më parë mes tifozëve të Partizanit e Tiranës kanë detyruar Policinë e Shtetit që të marrë masa ekstreme në prag të derbit. partizani - tiranaKryeqyteti do të jetë i gjithë në "shtetrrethim" ditën e sotme, teksa për orë të tëra disa rrugë do të jenë të bllokuara prej mesditës, ndërsa të tjera të kufizuara nga ora 15:00 e deri para se të nisë ndeshja.

Pritet që rrjedhimisht trafiku të paralizohet, ndërsa në gatishmëri për mbarëvajtjen e kësaj sfide do të jenë mbi 850 policë. Në perimetrin e "Qemal Stafa"-s nuk do të lejohen lokale të hapura, aq më pak makinat e parkuara. Kontrollet do të jenë aq të imtë- sishme, saqë për të shmangur problemet,

Drejtoria Vendore e Policisë së kryeqytetit ka njoftuar se tifozëve nuk do t'u lejohen: bidonë uji, çakmakë, monedha, çelësa metalikë, si dhe sendet e tjera të forta. Sakaq, fëmijët nën 14 vjeç do të futen në stadium vetëm nëse do të jenë të shoqëruar nga prindërit.

Ndërsa paralajmërohet se kontrolli do të vijojë edhe post-derbit, teksa është përcaktuar që tifozëritë duhet të kthehen andej nga do vinë, pra duhet të kalojnë nga segmentet e caktuara më herët.

Që të shkojë gjithçka në perfeksion dhe mbi të gjitha që të shmangen incidentet mes dy tifozërive, me ndërmjetësinë e klubeve dhe kryetarëve të të dyja grupimeve kryesore, policia ka kryer takime dhe ka vendosur disa kritere.

JA RRUGËT E BLLOKUARA
(NGA ORA 12:00)
* "Dervish Hima", "Faik Konica", "Papa Gjon Pali II" dhe rruga "Lekë
Dukagjini" në segmentin hyrës të Sheshit Italia.
Ja rrugët e kufizuara
(NGA ORA 15:00-17:30)
* Rrugën "Dritan Hoxha" nga Pallati i Sportit "Asllan Rusi" - Sheshi
"Karl Topia" - Rruga "Muhamet Gjollesha", deri në kryqëzim me
rrugën "Myslym Shyri".
* Rruga "Myslym Shyri" deri në kryqëzim me rrugën "Sami Frashëri"
- rruga "Sami Frashëri" deri në kryqëzim me Sheshin "Wilson"
* Rruga "Abdul Frashëri" - rruga "Ibrahim Rugova" mbas Presidencës.
* Rruga e "Durrësit" në kryqëzim me Sheshin "Skënderbej" - Sheshi
"Skënderbej" - rruga "28 Nëntori" - rruga " Giorg W. Bush" - Ura e
rrugës së "Elbasanit" - Bulevardi "Bajram Curri" deri në Kryqëzim
me rrugën "Papa Gjon Pali i II" - rruga "Papa Gjon Pali i II" deri te
stadiumit kombëtar "Qemal Stafa".

NDALOHEN
* Bidonët e ujit
* Çakmakët
* Monedhat
* Çelësat metalikë
* Sendet e forta
* Fëmijë nën 14 vjeç pa shoqërinë
e prindërve
* Lokalet rreth stadiumit të hapura

Përgatiti: ADELA MERKO