e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Rebelët ia shtruan me birra, ja gjoba që u vuri Laze (FOTO)

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Rebelët ia shtruan me birra, ja gjoba që u vuri Laze (FOTO)

Gjoba dhe falënderime për Elbasanin. Presidenti i klubit, Arben Laze, ditën e djeshme u ka komunikuar 4 lojtarëve që prishën regjimin një natë përpara ndeshjes me Luftëtarin në Gjirokastër, teksa dolën në një prej lokaleve të qytetit dhe pinë birra, një gjobë prej 300 mijë lekësh të vjetër. futbollistet e elbasanitBëhet fjalë për zv/ trajnerin Marsid Dushku, kapitenin Ganiol Kaçuli, zv/ kapitenin Endri Duka dhe mbrojtësin Xhulio Jaupi. futbollistetNë fotot e publikuara të shtunën nga "Panorama Sport" dukeshin në foto Dushku me Dukën dhe pak më tej edhe Kaçuli duke konsumuar birra. Ndërkohë, në bar ka qenë edhe Jaupi.

Laze

Në prononcimin e tij për gazetën, Laze ka sqaruar këtë vendim të klubit, pasi në skuadër ka rregulla dhe ato duhen zbatuar. Pavarësisht gjobës, ai u ka dhënë falënderimet për sfidën që zhvilluan ndaj Luftëtarit, edhe pse Elbasani doli i mundur nga ajo ndeshje.

"Një natë para ndeshjes me Luftëtarin këta futbollistë prishën regjimin dhe thyen rregullat, ndaj si masë ndëshkimore kanë një gjobë prej 300 mijë lekësh të vjetër për secilin prej tyre. Janë djem shumë të mirë dhe unë kam respekt maksimal për ta, por rregullat janë rregulla dhe nuk mund t'i shkelim dot", u shpreh fillimisht Laze për sa i përket këtij vendimi të klubit, teksa ka qenë ai vetë që përpara seancës së djeshme stërvitore ua ka komunikuar masën ndëshkimore lojtarëve. Për sa i përket humbjes me Luftëtarin dhe ecurisë së Elbasanit në sfidat që kanë mbetur, ai u shpreh:

"Pavarësisht se me Luftëtarin humbëm, unë i kam falënderuar djemtë për atë që kanë treguar në fushë. Kanë bërë një paraqitje të mirë dhe kanë luajtur me zemër, ndaj për këtë arsye i meritojnë falënderimet, edhe pse sigurisht humbja nuk kënaq askënd. Donim të paktën një pikë, por kështu e ka futbolli. Kampionati tani ka hyrë në fazën më kulminante, ku duhen marrë me patjetër pikët dhe kam besim se do të vijojë seria e rezultateve pozitive. Për mendimin tim, Elbasani nuk do të bjerë nga kategoria dhe do ta arrijë me çdo kusht qëndrimin dhe i kemi të gjitha mundësitë për këtë gjë", përfundoi Laze.