e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Reali triumfon ndaj Barcelonës, firmosin Benzema e Ronaldo (VIDEO)

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Reali triumfon ndaj Barcelonës, firmosin Benzema e Ronaldo (VIDEO)

Reali i Madridit ka fituar 1-2 "El Clasico"-n me Barcelonën. Ndeshja dhuroi spektakël me gola në fushë dhe rivalitet të fortë mes dy skuadrave.

Football Soccer - FC Barcelona v Real Madrid - La Liga - Camp Nou, Barcelona - 2/4/16 Real Madrid's Cristiano Ronaldo scores their second goal Reuters / Juan Medina Livepic EDITORIAL USE ONLY.

Pjesa e parë tregoi një lojë të kujdesshme ku të dy skuadrat studiuan njëra-tjetrën. Edhe pse Barcelona dominoi në mbajtjen e topit, ekipet shkuan në dhomat e zhveshjes me rezultatin e bardhë 0-0.

Pike kaloi katalanasit në avantazh në minutën e 56´, ndërsa Benzema barazoi shifrat në minutën e 63´.

220651362-15db8682-0511-489b-b289-3a312f1ca79cAi që përcaktoi fatin e kësaj ndeshjeje ishte Kristiano Ronaldo. Portugezi stopoi një top të dhënë nga krahu i djathtë në zonën e rreptësisë dhe e pati shumë të lehtë realizimin e golit.

Me këtë rezultat Reali ngushton diferencë me 6 pikë larg ndaj Barcelonës, e cila kryeson La Ligën me 76 pikë.

Barcelona - Real Madrid 1 - 2

Gol: Pike 56'/ Benzema 63´, Ronaldo 85´

Barcelona: Bravo, Alves, Pique, Mascherano, Alba, Busquets, Rakitic, Iniesta, Messi, Neymar, Suarez
Real Madrid: Navas, Carvajal, Pepe, Ramos, Marcelo, Casemiro, Modric, Kroos, Bale, Ronaldo, Benzema.