Ngec Partizani, Laçi dhuratë Skënderbeut
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Partizani ngec në Laç. Të kuqtë e drejtuar nga Agostineli nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 0-0 ndaj kurbinasve në fushën e këtyre të fundit.
Takimi i sotëm ka qenë mjaft i luftuar, por në fund nuk është shënuar asnjë gol. Kryeqytetasit kanë qenë më kërkues dhe disa herë pranë golit, por nuk kanë mundur dot të realizojnë golin që do ju jepte 3 pikë të arta.
Ndeshja e sotme ka pasur edhe disa episode te dyshimta për moviolë, ku më të prekur duken miqtë e Partizanit, pasi në fundin e ndeshjes ishin ata që kontestuan ashpër gjykimin.
Në fund u mbyll gjithçka 0-0 dhe Partizani ngjitet në kuotën e 60 pikëve, 3 më pak se Skënderbeu, por që ka një ndeshje më pak. Në rast se korçarët fitojnë ndaj Vllaznisë do të thellonin në +6 pikë diferencën me ekipin e kuq.
Laçi - Partizani 0-0
Laçi: Selmani, Ademir, Sheta, Buljan, Çela, Gocaj, Veliaj, Mustafa, Cetkoviç, Sefgjini, Nimani, Trajner: Eugent Zeka
Partizani: Hoxha, Fejzullahu, Atanda, Krasniqi, Kalari, Vila, Daja, Batha, Trashi, Torasa, Sukaj; Trajner: Andrea Agostineli