e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Reali mposht 7-1 Selta Vigon, Ronaldo poker golash (VIDEO)

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Reali mposht 7-1 Selta Vigon, Ronaldo poker golash (VIDEO)

Reali i Madritid ka shënuar një fitore të thellë pasditen e së shtunës ndaj Selta Vigos me rezultatin 7-1. Serinë e golave e hapi Pepe në minutën e 41´ të pjesës së parë, por futbollisti që shkëlqeu në këtë ndeshje ishte Kristiano Ronaldo.

Real Madrid's Cristiano Ronaldo celebrates after scoring his side's third goal against Celta during a Spanish La Liga soccer match between Real Madrid and Celta Vigo at the Santiago Bernabeu stadium in Madrid, Saturday, March 5, 2016. (ANSA/AP Photo/Francisco Seco)

Portugezi ishte i pandalshëm në këtë sfidë duke shënuar katër herë. Goli i parë i tij u realizua në minutën e 50´ të pjesës së dytë.

Ronaldo trefishoi rezultatin në minutën e 58´, ndërsa dy golat e tjerë të tij në minutat 65´ dhe 76´ çuan rezultatin në 5-1.

Rezultati 7-1 u vulos nga dy golat e tjerë nga Rodriguez dhe Bele. Aktualisht, Reali i Madritid ndodhet në kuotën e 60 pikëve në vendin e tretë, 9 pik larg Barcelonës në krye të La Ligës.