REZULTATET/ Kategoria e Parë: Udhëheqin kryesuesit, Kamza fiton me përmbysje
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
UPDATE/ Dy skuadrat kryesue të grupit A dhe B në Kategorinë e Parë, Korabi dhe Luftëtari, kanë fituar ndaj Mamurrasit dhe Sopotit. Ndeshjet e luajtura mesditën e së shtunës për Javën e 17-të Kategorisë së Parë kanë ofruar surpriza dhe plot gola.
Korabi fitoi 1-0 me Mamurrasin duke ruajtur kryesimin në Grupin A me 38 pikë, ndërsa Luftëtari fitoi po 1-0 ndaj Sopotit duke shkuar në kuotën e 42 pikëve.
Një nga ndeshjet që rezervoi më shumë gola ishte takimi mes Besës dhe Erzenit (4-3). Pogradeci fitoi ndaj Elbasanit me rezultatin e thellë 3-0, ndërsa Kamza fitoi me përmbysje ndaj Ilirisë 2-3 në Fushë-Krujë.
REZULTATET E KATEGORISË SË PARË:
(Luhet pjesa e dytë)
GRUPI A
Burreli - Kastrioti 0 - 1
Gol: Raboshta 41´
Korabi - Mamurrasi 1 - 0
Iliria - Kamza 2 - 3
Gol: Kaloshi 16´, Lleshi 55'/ Doçi, Ymeraj 87´
Besa - Erzeni 4 - 3
Gol: Perja 9´, Duka, Goxhaj 10´, Rezhi 73´
GRUPI B
Shkumbini - Butrinti 1 - 0
Gol: Mustafai 49´
Elbasani - Pogradeci 0 - 3
Luftëtari - Sopoti 1 - 0
Gol: Dhrami 24´
Dinamo - Apolonia 0 - 1
Gol: Dimo 16´
Lushnja-Turbina 1 - 0
Gol: Çela 71´
Shënim: Ndeshja mes Adës dhe Besëlidhjes do të luhet nesër në orën 15:00.