Reali, 77 milionë për Lukakun
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Reali i Madridit po përgatitet për rev olucion në verë. Lëvizja e parë e Florentino Perezit do jetë që të sigurojë të ardhmen e Garet Bejlit dhe Kristiano Ronaldos, duke u ofruar rinovim dhe më pas të largojë futbollistët që nuk hyjnë në plane.
E përditshmja britanike "The Sun" ka zbuluar edhe planin e madrilenëve sa i përket sulmit. Klubi ka bërë ofertë për të marrë Romelu Lukakun nga Evertoni. Belgu 22-vjeçar po kalon një moment të shkëlqyer dhe është gati për të hedhur një hap të rëndësishëm në karrierë.
Këtë edicion, ai ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës 25 herë në 37 ndeshje. Por, për të bindur klubin anglez që ta shesë, janë ofruar plot 77 milionë euro. Shifër që parashikohet të mjaftojë për të realizuar transferimin sapo të përfundojë sezoni aktual.
Karim Benzema Një pjesë e shifrës që do të përdoret për Lukakun, do të përfitohet nga shitja e sulmuesit francez. Problemet e shumta jashtë fushe kanë detyruar Perezin që të presë oferta për të. PSG-ja është e gatshme të japë 45 milionë euro dhe gjithçka mund të mbyllet shumë shpejt.
Eden Hazard Nga Anglia, nuk do të jetë vetëm belgu i Evertonit që do vijë në verë. Objektivi tjetër që kërkohet me ngulm nga ana e Zinedin Zidan është Hazard. Sipas tij, mesfushori i plotë- son të gjitha kriteret e futbollistit që i nevojitet në skuadër.
Ai mund të rikthehet të luajë në qendër, pozicion që e ka përdorur kur luante në Francë dhe kjo do t'i dhurojë më tepër efikasitet, ashtu si dhe do jetë një ndihmë e madhe për partnerët e repartit sulmues. Për të realizuar këtë blerje po ashtu do të ketë një të sakrifikuar.
Bëhet fjalë për Hames Rodrigezin. Kolumbiani nuk ka mundur të paraqitet në nivelin e pritshëm muajt e fundit dhe kjo e ka detyruar Perezin që ta shesë në verë, para se t'i ulet edhe çmimi. Për Hamesin, mund të përfitojë deri në 80 milionë euro, ndërsa për Hazardin i duhen akoma më tepër para.
Alvaro Morata Është vendosur që madrilenët do ta shfrytëzojnë klauzolën e riblerjes për 30 milionë euro, duke u nxitur nga çmimi i leverdishëm. Por, edhe pse është duke treguar një nivel të shkëlqyer, sulmuesi nuk do të qëndrojë në Madrid.
Morata ka vënë si kusht që është gati të rikthehet, nëse largohet Kristiano Ronaldo. Kjo kërkesë nuk do të plotësohet. Por, Reali do ta marrë për ta shitur sërish. Ata mund të përfitojnë të paktën 25 milionë euro, pasi klube si Arsenali janë të gatshme të ofrojnë 55 milionë për kartonin.
Toni Kros Mesfushori gjerman kërkohet në Premier Ligë, pasi është shënjestruar nga Zhoze Murinjo. Nëse për kartonin e tij do të paguhet një shifër e majme, atëherë merengesit do të hidhen menjëherë në sulm për të blerë Pol Pogbanë.
De Gea Për gardianin e Mançester Junajtid është firmosur një parakontratë dhe ardhja e tij në Madrid është një lëvizje e pashmangshme. Pavarësisht shkëlqimit të Kejlor Navasit dhe këmbënguljes së Zidanit për ta mbajtur, duket si një mision i pamundur. Portieri i Realit në sezonin e ardhshëm do të jetë spanjolli David de Gea.