Morina: E dominuam Tiranën, eliminojmë çdo rival në Kupë
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mario Morina s'e diskuton Europën. Sipas sulmuesit të afruar në janar, Kukësi në fund të këtij sezoni do të përmbushë objektivat e vendosura nga klubi. Pika e marrë në kryeqytet e kënaq, ndërsa e thotë hapur që skuadra e tij ishte superiore.
Lojtari në një intervistë të dhënë për "Panorama Sport" rrëfen se nuk pati emocione në "Selman Stërmasi", edhe pse të dielën u rikthye si "ish" në këtë fushë. Në fund, sulmuesi flet edhe për veten dhe faktin që nuk po gjen shumë hapësira si titullar. Por, si një profesionist, ai deklaron se respekton çdo vendim të trajnerit.
Mario, u rikthyet në kryeqytet dhe sërish si kundërshtar i Tiranës. Patët ndonjë ndjesi të veçantë?
Nuk është e para herë që unë luaj si kundërshtar i Tiranës. Jam mësuar të them të drejtën. E vetmja risi ishin dritat e stadiumit, pjesa tjetër nuk më befasoi. Ishte si çdo ndeshje tjetër.
Ishte pak ai barazim për Kukësin tuaj?
Barazimi është një rezultat pozitiv, paçka se ne u futëm në fushën e lojës me objektivin e qartë për të marrë pikët e plota. Pastaj ne e dëshmuam qartazi edhe në fushë se kush dominoi. Luajtëm më mirë se Tirana, megjithatë kur bën bilancin një barazim mund të quhet i kënaqshëm në një duel kur ndeshesh me një rival.
Pas ndeshjes me Kukësin, mendoni se Tirana mbetet jashtë Europës?
Kampionati ka edhe një fazë për t'u luajtur. Nuk bëhen llogaritë që tani. Si ne, ashtu edhe ata kam idenë që do të luftojnë deri në fund për të arritur objektivin e vetëm që u ka mbetur.
U takuat me ish-shokët në fundin e ndeshjes?
Nuk bisedova me ndonjë në fakt, mora rrugën time pasi mbaruam ndeshjen. Nuk rastisëm nëpër korridore.
Teuta apo Tirana, cila është rivalja më e fortë e Kukësit për zonën "Euro"?
Tiranën e shoh si një kundërshtar më të fortë se sa Teuta në fakt. Këtë konstatim e bëj duke u bazuar tek ekipi që bardheblutë kanë, por edhe kalendari i favorshëm.
I jeni bashkuar Kukësit në janar, si është kjo eksperiencë e re?
Në kampionatin shqiptar nuk është e vështirë të ambientohesh. Me shumicën e lojtarëve ne njihemi, ndaj edhe unë nuk e kam pasur fare të vështirë që të bëhesha "një" me pjesën tjetër të ekipit. Keni luajtur me Tiranën, Skënderbeun e Flamurtarin më herët.
Ku ndryshon Kukësi nga këto skuadra?
Ndryshime nuk ka shumë, por këtu te Kukësi them që po zhvillojmë një futboll të bukur.
Mendoni që do t'i arrini objektivat?
Me grupin që kemi them që do t'i realizojmë objektivat që ka klubi. Jemi në rrugën e duhur.
Hidhet shorti i Kupës së Shqipërisë, ka ndonjë preferencë për gjysmëfinalen Morina?
Të 3 skuadrat janë të forta, ndaj nuk kam ndonjë preferencë. Ne do të bëjmë lojën tonë dhe do të japim më të mirën. Kushdo ekip që të na bjerë, ne do ta kalojmë dhe në fund do të ngremë trofeun e Kupës. Nuk keni qenë titullar këto javë, ju vjen keq që nuk jeni zgjedhje e parë Normale që më vjen keq. Por, këto janë zgjedhje të trajnerit dhe do t'i respektoj deri në fund.
E ardhmja ku do ta gjejë Morinën, në Kukës apo...
Deri tani s'është se më kanë shkuar gjërat si doja unë, por gjithsesi unë dua të realizojmë objektivat, të fitoj dhe një trofe me Kukësin sepse Kupën e kam fituar dhe herë të tjera. Pastaj për të ardhmen time të shohim.