Real Madrid Volsfburg/ Shifra dhe kuriozitete
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
- Kristiano Ronaldo ka arritur të shënojë plot 33 gola në 36 ndeshjet që ka zhvilluar gjithsej me Realin e Madridit në stadiumin "Santiago Bernabeu", vetëm për Ligën e Kampioneve.
- Ylli portugez i Realit ka arritur kuotën e 16 golave në këtë edicion të Champions-it, duke qenë vetëm një gol larg rekordit që është vendosur gjithashtu prej tij në sezonin 2013/ '14.
Ai do ketë të paktën dy ndeshje në dispozicion për të përmirësuar këtë statistikë, duke qenë se siguruan kualifikimin në gjysmëfinale.
- Reali i Madridit ka siguruar për të gjashtin vit radhazi gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, duke barazuar rekordin e vendosur nga Barcelona prej vitit 2008 deri më 2013-ën.