Reagon Duka: Vendimi i UEFA-s, i ndikuar politikisht
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka thotë se vendimi i UEFA –s për ndeshjen Serbi – Shqipëri është i ndikuar politikisht. Duka është shprehur se kishte mbetur i çuditur me konkluzionet e hetimit të Komisionit të Disiplinës së UEFA –s, që i jep fitoren në tavolinë Serbisë. Presidenti i FSHF, përpara dorëzimit të dosjes së provave dhe pretendimeve të Shqipërisë në UEFA ishte shprehur se Shqipëria e meritonte fitoren dhe se nuk duhej ndëshkuar. Përsa i përket procedimit të UEFA –s për refuzim të kombëtares për të vazhduar lojën, Duka është shprehur disa herë se gjyqtari i takimit dhe delegati i UEFA –s nuk e kanë udhëruar ekipin të dilte në fushë, por vetëm kanë pyetur nëse është në gjendje për të vazhduar lojën.