e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Reagon Alban Meha: Nuk e di pse De Biasi nuk me grumbullon

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Reagon Alban Meha: Nuk e di pse De Biasi nuk me grumbullon

Alban Meha mungon në listën e trajnerit De Biazi për dy miqësoret e nëntorit që Shqipëria do të luajë kundër Kosovës dhe Gjeorgjisë në datën 13 dhe 16. Lojtari i Koniasport shpreh keqardhjen për ftesën e munguar sidomos për sfidën ndaj Kosovës. Në intervistën e tij për “Opinion.al”, mesfushori deklaron se ndihet i zhgënjyer për mos grumbullimin në Përfaqësuese.

Alban Meha, në listën që De Biasi ka thirrur për dy ndeshjet miqësore ndaj Kosovës dhe Gjeorgjisë, mungon emri juaj. Keni ju një koment përse nuk jeni thirrur në këto dy ndeshje? A ju ka kontaktuar De Biasi për tjua bërë të ditur arsyet pse nuk jeni grumbulluar në këto dy ndeshje? Cila është forma që ju po kaloni në Super Ligën turke?

Me mua nuk ka fol askush. Unë nuk di asgjë çfarë bëhet. Kam qef ta di arsyet.

Ju nuk keni folur me De Biazin?

Jo. Unë kam luatur 12 ndeshje deri tani. Çdo ndeshje kam qene 90 minuta ne fushe dhe jam top formë.

E çuditshme mungesa juaj në këto miqësore? Mos ka ndikuar kalimi nga kampionati gjerman në atë turk, për mos grumbullimin në Kombëtare, gjatë këtyre kohëve?

Nuk besoj. Unë jam dhe më i forte se kur kam qene në Gjermani dhe ketu ku jam luaj kundër lojtarve si Van Persie, Nani, Diego, Podolski …. Unë jam në formë shumë të mir këte vit.

Cili do jetë qëndrimi yt në vazhdim përsa i përket Kombëtares?

Unë jam në çdo moment gati.

Përse mendoni se nuk jeni thirrur? Dhe kur keni folur për herë të fundit me De Biasin dhe çfarë ju ka thënë? A ishte në ëndërrat tuaja një ndeshje Kosovë-Shqipëri?

Per kete arsyje po luaja çdo ndeshje 90 minuta. Po stërvitem dy herë në ditë që të jem në forme per “France 2016”. Normal kjo ndeshje kundër Kosovës ishte ëndrra ime.

A keni folur direkt me De Biazin për ecurinë tuaj në Turqi dhe për nevojën për një grumbullim më të gjatë në Kombëtare, dhe çfarë ju ka thënë?

Nuk dua të komentoj më gjatë