Rasti shokues i patentes se Marco Reus
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Po bën xhiron e botës lajmi se Marco Reus ka marrë një gjobë marramendëse prej 540 mijë eurosh. Futbollisti 25- vjeçar ishte pa patentë, u raportua nga Bild. Por tani mësohet se skandali është më i madh. Ai e ka marrë këtë gjobë kaq të majme për shkak se ka qenë duke e ngarë makinën me një patentë të falsifikuar.
Bild thotë se ai kishte një patentë holandeze të falsifikuar, për këtë arsye ndaj tij ka pasur një hetim. Edhe trajneri i Borussia Dortmund reagoi ndaj këtij lajmi. Ai tha se “Reus ka marrë një kthesë të gabuar në jetë”.