e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Lila 'mund' PAOK-un

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Lila 'mund' PAOK-un

Andi Lila është fituesi i derbit shqiptar në ligën greke. Mesfushori shqiptar dhe skuadra e tij PAS Janina kanë mundur 3-0 PAOK-un, ku aktivizohet lojtari tjetër i kombëtares shqiptare Ergys Kaçe. 28-vjeçari shënoi golin e parë për ekipin e tij, duke i hapur rrugën fitores së thellë ndaj kryesuesve të kampionatit helen. Përveç golit, Andi Lila ka bërë dhe një lojë të shkëlqyer mbrëmjen e të premtes duke marrë nota maksimale nga mediat greke, të cilat e kanë cilësuar si lojtari i ndeshjes. Pas kësaj fitoreje, ekipi i Lilës ngjitet në vendin e 7 më 23 pikë, ndërsa PAOK-u i Ergys Kaçes mbetet në vendin e parë me 31 pikë.