Rama takon Nishanin dhe Llallen, mbledh Asamblene pa axhende
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Kreu i ardhshëm i qeverisë ka zhvilluar dje takimet e para me kreun e shtetit, Bujar Nishani dhe kryeprokuroprin Adriatik Llalla. Në takime u bisedua për bashkëpunimin institucional dhe tranzicionin e pushtetit. Rama në Tëitter: Takimet, pozitive
Takime pozitive. Ky ka qenë vlerësimi që kreu socialist, Edi Rama i ka bërë takimeve të para që ka zhvilluar në statusin e kryeministrit të ardhshëm me kreun e shtetit Bujar Nishani dhe kryeprokurorin Adriatik Llalla. Një vlerësim që Rama e ka bërë pas secilit takim, për të treguar ndoshta se marrëhdëniet mes tij si kryeministër dhe dy zyrtarëve të tjerë të lartë që u zgjodhën pa konsensusin e opozitës socialiste, do të jenë thjesht institucionale. Siç bëhet e ditur ka qënë vet Rama ai që i ka kërkuar këto takime për ti përcjellë ndoshta dy bashkëbiseduesve mesazhet konkrete për ndikuar pozitivisht në rotacionin e qetë të pushtetit si dhe për ti karikuar ata në zbatimin e ligjit edhe në këtë fazë ndryshimi pushtetesh. Fillimisht në mesditë rama ka ngjitur shkallët e Presidencës, ku ka zhvilluar një bisedë 40 minutëshe me kreun e shtetit Bujar Nishani. Takimi është zhvilluar pa praninë e medias, ku kamerat nuk janë lejuar të marrin as pamjet e fillimit të takimit. Ndërkohë që menjëherë pas largimit të Ramës, vet institucioni i Presidentit ka publikuar një njoftim ku bënte të ditur se e kishte uruar Ramën për fitoren në zgjedhjet e 23 qershorit si dhe kërkoi prej tij zbatimin në praktik të programit politikë.
“Presidenti Nishani e uroi zotin Rama për fitoren në zgjedhjet e 23 qershorit, si edhe për suksese në zbatimin praktik të programit politik, në të mire të qytetarëve të vendit dhe të ardhmes evropiane të Shqipërisë” – thuhej në njoftimin e Presidencës. Më tej në të theksohej se Presidenti Nishani dhe kryesocialisti Rama shkëmbyen mendime per një tranzicion të butë të pushteteve dhe për një bashkëpunim të frytshëm institucional, në interes të forcimit të demokracisë dhe funksionimit të shtetit ligjor. Ndërkohë që kryesocialisti Rama megjithëse nuk ka pranuar të flas për mediat pas takimit, nëpërmjet një postimi në faqen e tij në facebook ka theksuar se temë e bisedës me kreun e shtetit ishte bashkëpunimi institucional dhe mbi nevojat që kalimi i pushtetit nga demokratët te socialistët të bëhet pa kosto të tjera. “Me Presidentin e Republikës për tematikën e bashkëpunimit institucional e të tranzicionit të pushtetit pa probleme të reja. Takim pozitiv”, – shprehej Rama.
Gjatë pasdites Rama ka bujtur edhe në zyrën e kreut të organit të akuzës, Adriatik Llalla. Edhe ky takim është zhvilluar pa praninë e meidas dhe siç bëri të ditur vet Rama më pas në faqen e tij në rrjetin social facebook, temë e diskutimit kishte qënë situata e kriminalitetit në vend. “Me Prokurorin e Përgjithshëm për tematikën e bashkëpunimit institucional dhe influencën e krimit mbi vendin”, – shkruajti Rama në faqen e tij. Edhe për këtë takim ai sërisht shkruajti se ishte “Takim pozitiv”. Kujtojmë këtu se si në rastin e zgjedhjes së Nishanit ashtu edhe të Llallës deputetët socialist nuk dhanë konsensusin e tyre. Për të parin nuk morën pjesë fare në votim, ndërsa për të dytin abstenuan. Pavarësisht kësaj, kreu i mazhorancës së re ka deklaruar se do të mbajë me ta marrëdhënie institucionale.
Fitorja e 23 qershorit, Rama mbledh Asamblenë
Partia Socialiste mbledh sot për herë të parë pas fitores së 23 qershorit Asamblenë Kombëtare. Mbledhja do të mbahet si zakonisht në ambientet e kompeks “Xibrakut” në orën 11. burime nga PS bëjnë të ditur se për këtë mbledhje nuk ka një axhendë të caktuar dhe se ajo do të shërbejë më shumë si një akt falenderimi për të gjithë anëtarët e këtij forumi të lartë për kontributin e dhënë në fushatën zgjedhore si dhe në gjithë etapën që parapriu atë. Kështu, mësohet se do të jetë vet kryesocialisti Edi Rama që do të mbajë një fjalim falenderues për anëtarët e Asamblesë Kombëtare, i cili në fakt është organi më lartë vendimarës mes dy kongreseve.
Në fjalën e tij Rama mësohet se do të përcjellë te anëtarët e Asamblesë edhe paktin e arritur me aleatin e tij, kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim për ndarjen e dy posteve të larta shtetërore, atë të kryeministrit dhe të kryetarit të Kuvendit. Nuk dihet nëse në këtë mbledhje formale do të lejohen diskutimet për çështjet e tjera, pasi në vet gjirin e socialistëve dhe sidomos në atë të grupit të ri parlamentar është hap debati nëse duhet tëe ndahet mandati i deputetit nga detyra e ministrit në ekzekutiv. Në rast se do të leheshin diskutimet në këtë mbledhje, atëher debati do të ishte i garantua pasi një pjesë e mirë e figurave kryesore të PS-së janë kundra një ndarje të tillë. Gjithësesi llogjika e do që Rama ta shmang një debat të tillë që në këtë fazë në një forum kaq të gjerë, pasi siç ka deklaruar ai vet kjo është një çështje që do të diskutohet individualisht me çdo prej atyre figurave që do të kenë pretendime për tu bërë pjesë e kabinitetit të ardhshëm qeverisës, dhe në fund do për këtë çështje do të ketë një vedimarje të forumeve partiake.
Dokle: 6 kushtet që qeveria e ardhshme të jetë e mirë
Për anëtarin e kryesisë së Partisë Socialiste dhe një prej figurave kryesore të kësaj force, Namik Doklen, që qeverisja e ardhshme e së majtës të jetë e mirë duhet të plotësojë jo pak, por 6 kushte. Ai rendit se qeveria e ardhshme duhet të jetë e vogël dhe të kushtojë pak, të jetë e ndershme dhe transparente, cilësore dhe profesionale, dixhitale dhe funksionale. “Gjashtë kushte për një qeverisjes të mirë. Unë po jap një mendim. Do të thoja, pra, se për të garantuar një qeverisje të mirë do të duhej: 1.Qeveri që kushton pak. Çka do të thotë të reduktosh ato shpenzime që nuk shtojnë vlera në përfitim të shoqërisë. 2.Qeveri e ndershme dhe transparente. Çka do të thotë të rikthesh besimin e publikut në qeverinë e vet. 3.Qeveri cilësore. Çka do të thotë të plotësosh kënaqshëm pritshmëritë e njerëzve për shërbimet që u nevojiten.
4. Qeveri profesionale. Çka do të thotë të tërheqësh dhe të motivosh gratë dhe burrat më të mirë në sherbimet publike. 5. Qeveri digjitale, që të bësh të mundur që çdo qytetar të ketë akses në shërbimet dhe informacionin që Qeveria ofron. 6. Qeveri funksionale, që garanton ndaj qytetarit shërbim publik të lehtë, të shpejtë dhe të sigurtë. Edhe më shumë se kaq”, shkruajti dje Namik Dokle në faqen e tij në rrjetin social Facebook. Më parë, një tjetër deputetë socialist, Erion Braçe shkruajti diçka të ngjashme sa i përket qeverisjes së ardhëshme, por duke vënë theksin mbi të gjitha se ministrat e ardhshëm nuk duhet të ishin të akuzuar për korupsion.