Rama rikthehet në stërvitje
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Valdet Rama po kalon sezonin më të keq të karrierës së tij. Mesfushori i Kombëtares është duke kaluar dëmtime të njëpasnjëshme që e kanë lënë jashtë fushës së lojës për një periudhë të gjatë.
Futbollisti i Mynih 1860 është rikthyer në stërvitje me ekipin për të tentuar që të rifitojë kohën e humbur gjatë kësaj periudhe. Rama u desh që të qëndronte jashtë fushave të lojës disa javë për shkak të një dëmtimi në këmbë.
Skuadra e Bundesligës dy, pjesë e së cilës është futbollisti shqiptar, po lufton për mbijetesën dhe ndodhet në vendin e parafundit në tabelën e klasifikimit. Mesfushori me shumë gjasë do të humbasë edhe ndeshjen e kësaj jave përballë Duseldorfit.