e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Rama do gol ndaj Serbise: Do bejme gjithcka per piket

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Rama do gol ndaj Serbise: Do bejme gjithcka per piket

Valdet Rama është i gatshëm që të japë kontributin e tij në ndeshjen e vështirë në Serbi, për të bërë të mundur që Shqipëria të dalë me pikë nga stadiumi i “Partizanit të Beogradit. Nëse ndaj Danimarkës kishte vetëm 10 minuta në këmbë të kërkuara nga De Biazi, për këtë ndeshje mesfushori i Mynih 1860-ës kërkon që të bëjë atë që duhet që Shqipëria të triumfojë në Beograd. Në një intervistë të dhënë për Arenën, Rama foli për ndeshjen ndaj Serbisë, duke shpresuar se do të arrijë të shënojë gol për të gjithë kombin shqiptar.

Mesfushori nga Mitrovica, në ndeshjen e parë nuk ishte grumbulluar ndaj Portugalisë, pasi vuante nga lëndimi i pësuar me skuadrën e tij Mynih 1860, por në të dytën ndaj Danimarkës, zhvilloi 10-të minutat e fundit në barazimin 1:1. Futbollisti nga Mitrovica, në një prononcim për gazetën Arena, thotë se ndeshja ndaj Serbisë është tejet e veçantë për të gjithë dhe do të bëjnë të pamundurën të dalin me pikë nga ky takim. “Jemi përgatitur shumë për ndeshjen ndaj Serbisë. Ne në fushë do të hyjmë që të marrim rezultat pozitiv dhe do të bëjmë të pamundurën të marrim pikë nga kjo ndeshje”, deklaroi Rama.

Ai thotë se është i lumtur që u aktivizua ndaj Danimarkës, duke shpresuar që të shënojë ndaj Serbisë, nëse i jepet mundësia. “Jam i kënaqur që u aktivizova ndaj Danimarkës. Shpresoj se në këtë ndeshje do arrij të shënoj”, theksoi Rama për Arenën. Mesfushori ka folur edhe për dy ndeshjet e fundit, duke thënë se janë të kënaqur edhe me pikën ndaj Danimarkës. “Ishim të pafat në këtë ndeshje mirëpo ne jemi të kënaqur edhe me një pikë duke ditur se Danimarka ka një skuadër tejet cilësore. Kemi katër pikë pas dy ndeshjeve ndaj Portugalisë dhe Danimarkës”, tha Rama.