e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Anglezi Martin Atkinson, gjyqtari i takimit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Anglezi Martin Atkinson, gjyqtari i takimit

Anglezi Martin Atkinson do të jetë gjyqtari i takimit mes Serbisë dhe Shqipërisë, i cili do të nisë sot në orën 20:45 të mbrëmjes. Në ndihmë të tij do të vijnë dy anësorët, Majkëll Mularkej dhe Steven Çilid, ndërsa prapa portës do të vendoset dyshja Entoni Tajlor dhe Kreg Pavson, ndërkohë që gjyqtar i katërt është Peter Kirkup. 43-vjeçari Atkinson është në listën e FIFA-s që prej 2006-ës dhe ka një eksperiencë të vyer në arenën botërore të futbollit. Emri i tij është lakuar thuajse në të gjitha kompeticionet botërore futbollistike. Gjyqtari Atkinson mban edhe një rekord në fushën e arbitrave, ai drejton gara zyrtare futbolli që prej moshës 16-vjeçare. Atkinson, i lindur në Bradford, konsiderohet si një gjyqtar që lejon lojën e fortë dhe dorështrënguar sa i takon kartonëve, kjo pasi 43-vjeçari ka numëruar edhe 14 muaj pa dhënë karton të kuq, nga gusht 2004- tetor 2005.