Rama: Mos guxoni të vini dorë mbi opozitarët
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Kreu socialist Edi Rama deklaroi sonte se opozita në mbrëmje se opozita do të vazhdojë pa u ndalur përpjekjet e saj në rrugën e ligjitn dhe revoltës qytetare në emër edhe të atyre që Sali Berisha i trembme bukën e gojës.
Sipas Ramës, "KQZ ka ndryshuar rregullat e lojës tre ditë pas fitores tonë pasi ka informuar dhe vetë misionin e ODIHR për fitoren opozitës me 10 vota."
"Pasi i ka trajnuar komisionerët para zgjedhjeve që ti konsiderojnë të pavlefshme votat e hedhura gabimisht, nën trysninë e Saliut, KQZ ka vendosur të nxjerrë humbësin fitues. Këtë që po ndodh, po e shohin të gjithë dhe ne e kemi të faktuar hap pas hapi."
Nga ana tjetër Rama falënderoi ambasadorët dhe misionet e huaja në vendin tonë për mbështetjen dhe garancinë që i kanë dhënë procesit.
"Falenderoj trojkën e ambasadorëve për mbështetjen e jashtëzakonshme. Nuk ka asnjë gjasë që bota demokratike të gëlltisë këtë gjellë të qelbur të pushtetit të vjetër. Saliu ta harrojë se mund ta marrë e ta gezojë fitoren në kuzhinën e tavolinës së tij."
Rama i bëri thirrje gjithashtu policisë që të ndalë dhunën ndaj opozitarëve pasi do të përgjigjen për gjithçka para ligjit.
"Një kryeministër që urdhëron rrahjen e njerëzve nëpërmjet horrave të maskuar me uniforma policie. E vetmja shpresë e Saliut, frika që ka kallur në shpirtrat e njerëzve të varfër. Ne jemi në të drejtën tonë të zotit dhe të ligjit. I bëj thirrjë policëve të thjeshtë dhe drejtuesve profesionistë se ne nuk kemi asgjë me ta, se protestat tona nuk i kanë në shënjestër ata madje revolta jonë është edhe për të drejtat e tyre. Hysni Burgaj, po nuk i vuri hekurat banditëve me uniformë që rrahën protestuesit e opozitës, do të përgjigjet para ligjit ashtu si të gjithë ata që kanë vënë dhe do guxojnë të vejnë dorë mbi opozitarët shqiptarë që refuzojnë ti nënshtrohen pushtetit të dhunshëm të Saliut.", përfundoi Rama.