e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Arvizu, Sequi dhe Wollfarth takim me Ramën

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Arvizu, Sequi dhe Wollfarth takim me Ramën
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Aleksandër Arvizu, sëbashku me ambasadorin e Bashkimit Europian, Ettore Sequi dhe ate te prezences se OSBE-se, Eugen Wollfarth kanë mbërritur në selinë e Partisë Socialiste ku pritet të ketë një takim me kreun socialist Edi Rama.

Në qendër të bisedës së tyre do të jetë situata paszgjedhore e krijuar në Shqipëri. Kryesocialisti Rama prej dy ditësh ka kërkuar ndihmën e ambasadorëve për të ndalur atë që ai e ka quajtur, vjedhje të votës. Në konferencën për shtyp të ditës së sotme, Rama iu drejtua faktorit ndërkombëtar duke kërkuar ndihmë sa nuk është vonë per Shqiperine.