Rakitic: Edhe Man City u kenaq me Messin
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic ka bërë shaka duke thënë se edhe futbollistët e Manchester Cityt janë kënaqur duke e shikuar Lionel Messin në ndeshjen e tyre të mërkurën mbrëma në Camp Nou. Ylli argjentinas shkëlqeu derisa Rakitic realizoi golin e vetëm në fitoren 1:0, që e kualifikoi Barcelonën në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
“Ai është i mrekullueshëm, fjalët nuk mund ta përshkruajnë kualitetin e Messit”, deklaroi futbollisti kroat për “Canal Plus”.
“Askush nuk e di se çfarë të thotë më për të. Mendoj se edhe futbollistët e Manchester Cityt u kënaqën duke e shikuar Messin duke luajtur. Shpresojmë që ai të vazhdojë kështu”, u shpreh Rakitic.