Radas nuk është gati, kthehet me Laçi
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Marko Radas vijon të jetë ende mungesë për Skënderbeun edhe në këtë javë.
Mbrojtësi kroat nuk e ka kaluar inflamacionin në gju pas një përplasje me një nga shokët e ekipit gjatë përgatitjeve të ndeshjes kundër Tërbunit.
Sigurisht, edhe për këtë javë ai nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit kryeqytetas për ndeshjen kundër Bylisit, por me shumë mundësi do të jetë gati pas dy javësh për takimin tjetër që korçarët do të luajnë kundër Laçit në transfertë.