e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Racizmi, Greqi, pranga edhe deputeteve te Agimit te Arte

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Racizmi, Greqi, pranga edhe deputeteve te Agimit te Arte
Ministri i Mbrojtjes së Qytetarit, Nikos Dendias, urdhëroj policinë greke , se në raste se ka shkelje të ligjeve, siç janë dhuna fizike apo psikologjike, si  dhe kundërshtim të policisë, të arrestohen edhe deputetët e partisë ultranacionaliste Xrisi Avgi (Agimi i Artë). Shkak për këtë urdhër janë dy rastet e fundit ku deputet dhe simpatizant të kësaj partie sulmuan shitës emigrant dhe grek  në tregjet greke në Rafina dhe Mosologi.

Kjo masë është marrë në kuadër të vendosmërisë të policisë greke të luftoj fenomenin e dhunës raciste dhe neonazizmit që po përhapet me ritme shumë të shpejta në Greqi.

Siç bëjnë të ditur burime nga kjo ministri, është dhënë urdhër dhe tek Shërbimi Informativ Grek (EYP) që të mbikëqyr faqet e internetit që kanë përmbajtje raciste dhe ultranacionaliste si dhe persona që janë pjesë të lëvizjeve të tilla.

Sipas ministrit masat që janë marrë kohët e fundit nga Ministria e Mbrojtjes të Qytetarit dhe asaj të Drejtësisë kanë mbështetjen e plotë të kryeministrit grek Andonis Samaras. /E.L/