e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Tirane, vritet me thike 17-vjecari ne autobus

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Tirane, vritet me thike 17-vjecari ne autobus
Tiranë, Napolon Mustafa humb jetën nga plagët, arrestohet në stacionin e autobusit autori Mirush Ajazi. Drejtuesi i autobusit të linjës Tiranë-Kamzë, 4 thika 20-vjeçarit. Shijet muzikore i kushtuan jetën mbrëmë një 20-vjeçari, i cili është goditur për vdekje katër herë me thikë në stacion nga shoferi i autobusit të linjës Kamzë-Tiranë. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme, rreth orës 19:20, në urbanin e linjës së Kamzës në kryeqytet.

Vrasja, sipas Policisë, ka ndodhur në stacionin që ndodhet përballë Universitetit Bujqësor. Pas një debati mes viktimës Napolon Mustafa, 20 vjeç dhe shoferit të autobusit, Mirush Ajazi, 36 vjeç, ky i fundit ka ndaluar mjetin dhe ka vrarë të riun. Autori i krimit është arrestuar në flagrancë menjëherë pas ngjarjes.