Burg pa afat per Ilir Xhaken: Jam penduar
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën “arrest me burg pa afat” për autorin e dyshuar si vrasësin e komisarit të Shijakut, Adem Tahiraj. Ilir Xhakja ka mbërritur në seancë nën masat e rrepta të sigurisë. Xhakja ka pranuar se është ai autori i vrasjes, madje duke shprehur edhe pendesë për krimin. Prokuroria kërkoi që seanca të zhvillohej me dyer të mbyllur me pretendimin se do paraqiteshin prova që mund të dëmtojnë hetimet.
38-vjeçari është shoqërua nga Durrësi nga Forcat Speciale, për të shmangur ndonjë atentat ndaj tij. Masa janë marrë edhe për “pastrimin” e qelisë së paraburgimit ku ai do të mbahet në burgun 313. Ndërkohë nga hetimet e deritanishme rezulton se dy efektivët e policisë të cilët shoqëronin, Tahirajn, nuk i kanë dalë në mbrojtje. Njëri nga këta persona është Fatmir Hoxha, shofer dhe efektiv i policisë ndërsa emri i policit tjetër nuk bëhet i ditur.
Sipas rregullores, punonjësit e policisë, duhet të reagonin duke qëlluar fillimisht në ajër e më pas në drejtim të agresorit për neutralizimin e rrezikut që vinte nga ai. Por dy punonjësit e policisë nuk kanë qëlluar pavarësisht se Xhakja ka shtënë pesë herë në drejtim të shefit të tyre. Xhakja e ka qëlluar komisarin e Shijakut në kohën kur ai ishte kthyer me shpinë. Kjo situatë e bën akoma edhe më të rëndë mos veprimin e dy efektivëve. Ditën e ngjarjes u raportua se një nga efektivët e policisë kishte pësuar traumë.