REZULTATET LIVE/ Renatinjo kalon korçarët në avantazh, Teuta-Flamurtari 1-0 (VIDEO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pasi Partizani u ndal në Laç, Skënderbeu do të kërkojë patjetër fitoren sonte ndaj Vllaznisë për të thelluar në +6 pikë diferencën me kryeqytetasit. Ndeshja luhet sot ora 19:00 në stadiumin 'Skënderbeu' të Korçës.
Nuk ka më mëdyshje për sa i përket formacionit që do të hedhë sot Josa në fushën e lojës ndaj Vllaznisë. Në 15 minutat e fundit të seancës së djeshme stërvitore, trajneri ka zbardhur edhe 11-shen.
Porta i mbetet Shehit, në krahët e mbrojtjes Vangjeli e Arapi, ndërsa në qendër Jashanica me Radasin. Progni dhe Latifi do të jenë krahët e mesfushës, ndërsa në qendër Lilaj dhe Orelesi, ndërsa në vijën e parë është provuar Xhejms-Renatinjo.
Ndërkaq takimi tjetër është ai mes Teutës dhe Flamurtarit që luhet në Durrës.
Goli i Renatinjos:
Goli i Rustem Hoxhës:
LIVE' Skënderbeu - Vllaznia 1-0
Golat: Renatinjo 14´
Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Arapi, Progni, Lilaj, Orelesi, Latifi, Renatinjo, Xhejms Trajner: Mirel Josa
Vllaznia: Dragojeviç, Pjeshka, Cicmil, Marku, Hakaj, Krymi, Tafili, Sefa, Dyca, Çinari, Shtubina Trajner: Armando Cungu
LIVE' Teuta - Flamurtari 1-0
Golat: Rustem Hoxha 27´
Teuta: Moçka, E. Hoxha, Shkalla, R. Hoxha, Kotobelli, Musta, Lena, Hyseni, Çyrbja, Bernardo, Magani Trajner: Gugash Magani
Flamurtari: Lika, Idrizaj, Lakoste, Pashaj, Çerkini, Curri, Nikolini,Telushi, Lushtaku, Hoxha, Alvesh Trajner: Zekerija Ramadani