e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

REZULTATET/ Kategoria e Parë: Kastrioti thyen Adën 5-1, ndalet Besëlidhja

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
REZULTATET/ Kategoria e Parë: Kastrioti thyen Adën 5-1, ndalet Besëlidhja

UPDATE/ Kastrioti ka thelluar diferencën e pikëve me ndjekësit më të afërt në Kategorinë e Parë (Grupi A). Pas fitores ndaj Adës pasditen e së shtunës me rezultatin 1-5, Kastrioti ngjitet në kuotën e 46 pikëve. Ndërsa Besëlidhja e vendit të dytë barazoi me Ilirinë. Derbi i prefekturës u mbyll pa gola. Me këtë rezultat, Besëlidhja humbet terren ndaj Kastriotit, duke u renditur e dyta me 43 pikë.

kastrioti-korabi-470x351Ndërkaq, ndeshjet e Grupit B pritet të luhen mesjavën e ardhshme. Klubi i Luftëtarit u bë shkak për shtyrjen e javës së 20-të të kampionatit nga sot për të mërkurën. Virusi gripal që preku 10 lojtarë bluzi bëri që gjirokastritët t'i kërkonin FSHF-së shtyrjen e ndeshjes me Turbinën dhe institucioni i futbollit vendosi që t'i shtyjë të gjitha takimet.

REZULTATET E KATEGORISË SË PARË:

(Mbyllen takimet e velfshme për Grupin A)

Kamza-Mamurrasi 0 - 0

Besa-Erzeni 3 - 1
Gol:
Meteo Hasa 17´, 52'/ Reçi

Burreli-Korabi 1 - 0

Gol: Kaloshi 70´ (me penallti)

Iliria-Besëlidhja 0 - 0

Ada-Kastrioti 1 - 5

Golat: Puka/ Alikaj, Rraboshta