REZULTATET/ Kategoria e Parë, kryesojnë Korabi dhe Luftëtari
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
UPDATE/ Dy skuadrat kryesuese të Grupit A në Kategorinë e Parë e mbyllën në barazim takimin e luajtur mesditën e së shtunës në Krujë.
Supersfida e Javës së 16-të mes Korabit dhe Kastriotit u mbyll 1-1. Fillimisht, Kastrioti kryesoi me anë të golit të Alikajt në pjesën e parë, ndërsa Guri barazoi shifrat në minutën e 62´ të pjesës së dytë. Me këtë rezultat të dy skuadrat ruajnë pozicionet në tabelën e klasifikimit; Korabi në vendin e parë me 35 pikë dhe Kastrioti në vendin e dytë me 34 pikë.
Për sa i përket Grupit B, Luftëtari i vendit të parë Barazoi në Elbasan 1-1, duke ruajtur kreun e renditjes, ndërsa Apolonia fitoi ndaj Turbinës në transfertë 0-1 duke iu afruar kreut me 37 pikë.
REZULTATET E KATEGORISË SË PARË:
GRUPI A
Erzeni-Besëlidhja 0-0
Kamza-Ada 1-2
Gol! Ymeraj 14´
Mamurrasi-Iliria 1-0
Kastrioti-Korabi 1-1
Gol! Alikaj/ Guri 62´
Besa-Burreli 0-1
Gol! Ajazi 61´
GRUPI B
Turbina-Apolonia 0-1
Gol! Krasta 88´
Elbasani-Luftëtari 1-1
Gol! Shamet Luta 47'/ Arbër Dhrami 62´
Butrinti-Pogradeci 1-2
Gol! Pinto 27´, 54'/ Ivani 61´ (penallti)
Lushnja-Shkumbini 2-0
Gol! Bufi/ Fefa 69´
