Qerimaj me doping, i hiqet titulli kampion Evrope
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Erkand Qerimaj rezulton pozitiv sa i takon përdorimit të substancave të ndaluara. Peshëngritësit shqiptar do t’i hiqet titulli kampion i Evropës si edhe do nuk do të lejohet të marrë pjesë në lojërat olimpike Londër 2012. “Ky është një rast që u ndodh shumë sportistëve. Por shpresoj që dënimi të ulet sa më tepër pasi nuk është substancë që rrit performancën fizike”, tha Qerimaj në konferencë për shtyp pas publikimit të lajmit.
Peshëngritësi kërkoi që Federata shqiptare e Peshëngritjes të mirë informojë sportistë për listën e substancave të ndaluara. “Duhet t’i informojnë të gjithë sportistët për substancat e ndaluar. Por tani po kërkojmë një zgjidhje me sa më pak dëme”, ka shtuar Qerimaj. Federata botërore e Peshëngritjes pas publikimit të rezultatit final për testin anti-doping, ka marrë vendimin për pezullimin për një periudhë katërvjeçare nga çdo aktivet, Qerimajn. Ai e fitoi titullin kampion i Evropës në kampionatin e zhvilluar pak muaj më parë në Antalia të Turqisë. Qerimaj ka dalë pozitiv në të dy kontrollet e ushtruara nga Federata Botërore e Peshëngritjes. Në dy analizat e kryera ai ka dalë përdorues i substancës së ndaluar “methylhexaneamine”.
Qerimaj: Produktin e bleva në supermarket
Në ditën e garimit në Kampionatin Evropian të peshëngritjes, Erkand Qerimaj, i cili u shpall kampion ka rezultuar me pozitiv në testin anti-doping.
Qerimaj ka deklaruar se një produkt të tillë ai e ka blerë në supermarket dhe për këtë arsye ai e ka marrë si të mirëqenë që këto substanca janë të lejueshme. Ai gjithashtu ka shtuar se në shtatë vite që përdor produktin nuk ka pasur probleme.
Kampioni i Evropës ka theksuar se tani prit rezultatin e testit B për të kuptuar nëse ndaj tij përdorimi i kësaj substance të ndaluar do t’i sjellë pasoja. Nëse do të rezulojë pozitiv, atij do t’i hiqet tillulli kampion. /F.S/