Platini: Futbolli po merr fund!
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Po bën përgatitjet finale që Evropiani i 14-të në Poloni dhe Ukrainë të jetë një festë, por presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, i trembet shumë të ardhmes së futbollit. Në një intervistë për gjermanen “Die Welt”, numri një i futbollit evropian që prej vitit 2007, prek gjithçka, nga bastet e deri te favoritët për të triumfuar në “Euro 2012″.
Cilën kombëtare e shikoni kampione Evrope?
Mendoj se Gjermania është skuadra më e mirë për momentin. Ka moshën më të ulët, nuk ka lënë asnjë pikë në kualifikuese dhe bën lojë të bukur. Së bashku me Spanjën, janë favoritët. Por, kjo nuk do të thotë se do e fitojë me siguri njëra prej tyre. Italia, Anglia, Danimarka dhe Holanda janë në gjendje të shpallen kampione më 1 korrik, por sa i përket kualitetit, Gjermania dhe Spanja janë më të mirat. Kur i hedh një sy grupit të Gjermanisë nuk parashikon dot asgjë, është më i vështiri.
A shikoni një Mishel Platini të ri në skuadrën e Lëvit? Një Platini?
Lojtarë si unë dhe Franc Bekenbauer sot janë në muze. Lojtarë të tillë ndoshta nuk i kërkon më tregu i futbollit modern. Zidan ishte numri i fundit 10 në qarkullim. Por, Gjermania ka Ozilin, i cili zotëron kualitetet e fantazistit të dikurshëm, por të modifikuara për t’u përshtatur në futbollin modern. Më pëlqen shumë dhe Tomas Myleri dhe portieri Manuel Nojer.
Po sa i përket Francës?
Kemi një brez të mirë, por tani duhet të ndërtojmë një skuadër. Benzama dhe Riberi janë një shkallë më lartë se të tjerët.
Çfarë prisni në përgjithësi nga ky kampionat?
Do jetë një turne fantastik.
Nga ana sportive?
Jo vetëm. Stadiumet në Poloni dhe Ukrainë janë të mrekullueshme. Atmosfera do të jetë e shkëlqyer.
Por, problemet e infrastrukturës nuk janë zgjidhur ende, veçanërisht në Ukrainë…
Po, ka shumë probleme. Por ne po i marrim shumë seriozisht. Që në fillim ishte një sfidë ta zhvilloje kampionatin në Poloni dhe Ukrainë. Po flasim për dy vende në zhvillim dhe jo për Gjermaninë, Francën apo Anglinë.
A do t’i shijojë dot Platini 31 ndeshjet e Evropianit si një tifoz?
Më pëlqen pyetja. Ndonjëherë kur ulem në stadium harroj që jam president i UEFA-s. E shoh ndeshjen me emocionet e një fëmije. Për mua futbolli është një lojë. Është qendra e gjithçkaje dhe mua më duhet ta mbroj. Futbolli ka ndryshuar me kalimin e dekadave. Sot gjeneron më shumë para dhe njerëzve u pëlqejnë paratë. Ky është dhe kërcënimi i futbollit. Prandaj, unë përpiqem të mendoj për të ardhmen e tij, sepse e shoh ende të pambrojtur prej shumë rreziqesh.
Rreziqesh?
Po, futbolli është në rrezik. Popullariteti i tij është në rrezik. Humbjet në kampionatet kryesore evropiane në 2010-n arritën në 1.6 miliardë euro. Nëse vazhdohet kështu, atëherë klubet do falimentojnë. Ndoshta në Gjermani kjo është më pak problem, për shkak të mekanizmave luftuese, por përtej kufijve të saj është një kërcënim real. Prandaj, në 2013-n do fusim në fuqi “fair-play”-n financiar, për të shpëtuar klubet dhe jo për t’i fundosur ato. Edhe bastet janë problem, por mekanizmat tona janë radikale. Cilido lojtar që do kapet duke vënë bast për humbjen e skuadrës së tij, nuk do të prekë më top me këmbë. Mund të nisë të luajë tenis po të dojë.
Por, a ka një mekanizëm që ndalon blerjen e klubeve nga miliarderët, sepse ky është problemi?
Po punojmë dhe po monitorojmë bilancet e klubeve. Këtë do ta bëjë një panel ekspertësh të pavarur.
Përgatiti: ANDROKLI DRALO