e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Publikohet kalendari i Superiores per sezonin e ri

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Publikohet kalendari i Superiores per sezonin e ri

Superliga ka përcaktuar kalendarin e sezonit të ri, ku edhe këtë sezon kategoria më e lartë e futbollit shqiptar do të ketë 10 ekipe dhe katër faza.

Sot në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit është hedhur shorti i kampionatit të 77 kombëtar për Kategorinë Superiore, një kampionat i gjatë prej 36 javësh që do të nisë me 22 gusht. Datat e tjera do të përcaktohen nga Komiteti Ekzekutiv në ditët në vazhdim.

Kalendari i javës së parë të Superiores ka vendosur përballë skuadra të tilla rivalizuese, si Partizani dhe Laçi, Skënderbeu kampion të jetë mysafir i kuqebluve të Shkodrës.

Tirana do të luajë në transfertë me Tërbunin, ndërsa Kukësi pret ballshiotët.

Për dy skuadrat e ardhura rishtas këtë sezon në elitën e futbollit, Terbuni i Pukës dhe Bylisi i Ballshit, i pret një verë e ngarkuar nëse dëshirojnë të mos zbresin në Kategorinë e parë, ende pa filluar aventura e tyre në Superligë.

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku, përpara hedhjes së shortit ka sqaruar se dy skuadrat që janë futur në këtë sezon në Kategorinë Superiore, Tërbuni dhe Bylisi, ende nuk kanë marrë licencimin nga FSHF-ja për zhvillimin e ndeshjeve të kësaj kategorie për sezonin që do të fillojë.

“Këto dy skuadra nuk kanë infrastrukturë dhe kanë probleme organizimi të ndeshjes. Nëse nuk do të plotësohen kushtet deri më 31 korrik, atëherë këto skuadra do të zëvendësohen me dy të tjera që plotësojnë kushtet nga Kategoria e Parë”, tha Shulku