Protesta e Fanatics: Para stadiumit, larg mashtrimit!
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
"Tirona Fanatics" dje pasdreke kanë vendosur unanimisht që ta bojkotojnë Tiranën. Megjithatë, ata kanë sqaruar se një orë para do të jenë sot para stadiumit, por nuk do të futen në "Selman Stërmasi". Në deklaratën e postuar dje, ndër të tjera, ata shkruajnë:
"Duke parë rezultatet e vazhdueshme negative të ekipit, duke qenë dëshmitarë të një merkatoje të dështuar dhe menaxhimit skandaloz të shumë situatave nga stafi teknik i klubit, në kujtesë të një premtimi të dhënë para kampionatit se 'ose dal kampion, ose dorëzoj çelësat' dhe duke qenë të ndërgjegjshëm se objektivat që na premtohen prej vitesh mbeten vetëm gënjeshtra, 'Tirona Fanatics' kanë vendosur të reagojnë në mënyrën e tyre duke nisur nga ndeshja e radhës. Por, duke qenë besnik të motos sonë 'afër Tironës, larg mashtrimit', do të mblidhemi te sheshi pranë stadiumit 1 orë para ndeshjes"