Progni mban në ankth korçarët
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Gerhard Progni mban në ankth Skënderbeun për ndeshjen e nesërme kundër Partizanit.
Mesfushori tropojan duket se ka rikuperuar pjesërisht goditjen në këmbë, që kishte pësuar në takimin kundër Teutës, por ende nuk e ka të sigurt nëse do të jetë titullar ndaj të kuqve.
Gjithçka pritet të vendoset sot në seancën e fundit stërvitore që do të zhvillojë Skënderbeu.
Trajneri Josa, së bashku me mjekun fizioterapist, Pantazi, do të vendosin nëse Progni do të sakrifikohet që nga minuta e parë apo do të përdoret nga stoli. Mesfushori i krahut po kalon një moment të mirë dhe është shumë i rëndësishëm për Josën.