Progni: Partizani luajti me 6 mbrojtës, na kishte frikë
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Barazimi i marrë në Tiranë përballë një kundërshtari direkt që e mban ekipin në distancë qetësie prej katër pikësh nga Partizani, natyrisht që ka rritur shumë euforinë dhe gëzimin në kampin bardhekuq.
Mesfushori i Skënderbeut, Gerhard Progni, ka komentuar takimin e së hënës kundër Partizanit si një rezultat mjaft të rëndë- sishëm dhe tepër pozitiv. Nga studio e emisionit "Rubrika Sportive" në TVSH, Progni theksoi se Skënderbeu ishte më lart se Partizani që, në fakt, vetëm shkatërronte sulmet e tyre dhe jo të ndërtonte.
"Barazimi në kryeqytet ishte një rezultat mjaft i vlefshëm për ne që na bënte punë dhe normalisht jemi të lumtur që e morëm këtë pikë. Duhet të themi se gjatë gjithë takimit kemi qëndruar ne më lart në fushë, pasi Partizani hyri në të vetëm për të na prishur lojën ne dhe jo për të ndërtuar të vetën.
Kjo dukej mjaft mirë që në fillim, pasi kur topin e kishte në zotërim ekipi ynë, Trashi bëhej mbrojtësi i pestë në fushë, por me ta bashkohej edhe Vila dhebëheshin gjashtë lojtarë në prapavijë për të qenë sa më të sigurt. Kjo tregoi qartë se na e kishin frikën si para takimit, edhe gjatë tij", theksoi fillimisht Gerhard Progni për sa i përket mënyrës së zhvillimit të lojës të dy ekipeve në ndeshjen e së hënës.
Titulli
Më pas, numri shtatë i Skënderbeut komentoi edhe lojën e ekipit të tij dhe vlerat që mbart me vete ky barazim i marrë në kryeqytet.
"U duk qartë se ne ishim ekipi më i mirë në fushë, çka u vërtetua edhe ditën e hënë gjatë takimit. Të luash kundër nesh është mjaft e vështirë,pasi jemi ekip që për një moment mund të zgjidhim një ndeshje.
Partizani vendosi të bëhej gardh në zonën e 16 metrave për të na vështirë- suar daljet tona në sulm dhe na ngacmonte vazhdimisht duke mos na lënë kohë të organizonim sulmet në mënyrë të shpejtë. Kjo ndikoi edhe në lojën e tyre, pasi patën vetëm një rast në pjesën e parë dhe një në të dytën, ndërsa gjithë ndeshjen mbetën në fushë të ngujuar në zonën e rreptësisë dhe duke fshehur topat e lojës për të vonuar takimin", vazhdoi mesfushori i korçarëve.
Progni e mbylli deklaratën e tij me një koment të shkurtër, për sa i përket ecurisë së kampionatit, duke mos e quajtur të mbyllur çështjen titull.
"Edhe pas pikës së marrë në Tiranë përballë Partizanit kampionati është ende i hapur. Ne duhet të shikojmë lojën tonë dhe të kemi kujdes kundër çdo ekipi që do të ndeshemi deri në fund të sezonit. Çdo ndeshje vlen tri pikë dhe gabimet nuk lejohen. Çdo hap fals i kundërshtarit besoj se do të jetë shumë i vlefshëm për ta mbyllur sa më shpejt çështjen titull", ka mbyllur Progni.