Prodani: Perse u largova dhe si e shoh futbollin
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Eduard Prodani nuk është më sekretar i federatës. Edhe pse dha dorëheqjen “Edi” nuk ka ndërmend të largohet plotësisht nga futbolli. Të paktën për momentin. Në një intervistë për “Shekulli”-n, ish-numri dy i institucionit të futbollit tregon arsyet e largimit. Përse vendosi të hapë rrugë, cilat janë arritjet dhe punët e lëna për gjysmë dhe si e sheh futbollin shqiptar. Të gjitha këto por edhe të tjera në intervistën e mëposhtme.
-Dhatë dorëheqjen nga pozicioni i sekretarit të përgjithshëm të FSHF. Si duhet kuptuar dorëheqja juaj?
Dorëheqja ime duhet kuptuar si një akt për t’i hapur rrugë ideve dhe energjive të reja në një pozicion të rëndësishëm të institucionit. Në ndryshim nga federata të vendeve me futboll të zhvilluar, përveç menaxhimit të veprimtarive rutinë, FSHF e ka të detyrueshme të investojë kohë dhe energji të konsiderueshme për zhvillimin e saj institucional. Pra përmirësimin e kapaciteteve, burimeve njerëzore, standardeve të performancës dhe shumë aspekteve të tjera të nevojshme për t’i paraprirë nevojave në rritje të futbollit. Për të arritur këtë kërkohet impenjim, ide dhe energji të vazhdueshme. Gjatë periudhës time në FSHF unë jam përpjekur të përdor gjithë përvojën dhe njohuritë e mia në funksion të ideve dhe objektivave që kishim vënë për të ardhmen. Sa dhe si ja kam arritur nuk më takon mua ta vlerësoj, por vjen patjetër një kohë që kërkon ide të reja, ide të reja dhe njerëz të rinj. Edhe në praktikën bashkëkohore, në pozicione të tipit drejtues ekzekutiv sot aplikohet qarkullimi relativisht i shpeshtë i menaxherëve për të siguruar efikasitet dhe rendiment maksimal të institucionit.
-Gjithsesi, shpjegimet dhe komentet tuaja janë pritur disi me habi?
-E di që reagimi dhe komentet e mia pas largimit nga FSHF kanë zhgënjyer disa që ndoshta prisnin “colpo di scena” të radhës. Mendoj se akti i dorëheqjes është një “institucion” që njihet dhe vlerësohet pak në Shqipëri. Në vendet me kulturë dhe etikë të avancuar në menaxhim dhe administrim publik është një element i rëndësishëm që siguron mbarëvajtje në politikë, në biznes dhe madje në shoqëri. Mendoj se shoqëria dhe kultura jonë e ka të nevojshme të promovojë më shumë dhe më mirë vlerat e pozitivitetin se sa të “markëtojë” mangësitë dhe gabimet. Personalisht nuk i kam besuar dot asnjëherë ata që pasi largohen fillojnë të rendisin të metat e bashkëpunëtorëve të deridjeshëm, argumentojnë sukseset si të tyret kurse dështimet jua lënë të tjerëve. Një sjellje e tillë është bërë mode tek ne, po unë mendoj se një gjë e tillë nuk është as etike dhe as e ndershme.
-Ju nuk kishit punuar më parë me futbollin. Si vajtët ne FSHF dhe si e përjetuat karrierën aty?
-Emërimi në pozicionin e sekretarit të përgjithshëm të FSHF në maj 2009 ishte disi i papritur për mua. Qe një oportunitet për të cilin nuk u mendova gjatë për ta kapur. Nuk isha marrë kurrë aktivisht me futboll më parë por ai kishte qenë një pjesë e pandarë e fëmijërisë time. Im atë ishte një i apasionuar që më fliste shpesh për mitet e futbollit të viteve ’50 dhe ’60 për të cilët mendonte se ishin te paarritshëm. Unë i përkas brezit që boshllëkun gjithnjë e më të madh qe krijoi rënia e përgjithshme morale e viteve ‘80 u përpoqën ta kompensonin sado pak me pasionin për futbollin që u be një element i jetës sonë të përditshme.
Puna në FSHF më ka dhuruar momente të bukura dhe ndjesi të veçanta. Jam ndier veçanërisht mirë kur ekipi kombëtar na ka dhuruar lojëra dhe sidomos rezultate pozitive por jam ndier edhe më mirë tek kam parë se si ndeshjet ekipit tonë kombëtar janë shndërruar në shfaqje të bukura të unitetit tonë kombëtar dhe në demonstrime të bukura të krenarisë së të qenit shqiptar.
Nga ana tjetër, në FSHF jam përballur me problemet e mprehta që kalon futbolli që luhet sot në Shqipëri. Ndonëse shpesh lodhëse dhe stresuese ka qenë një sadisfasion të japësh kontribut të siguruar të ardhme më të mirë për të. Në veprimtarinë time si sekretar i përgjithshëm më është dhënë mundësia të njoh nga afër emra të mëdhenj të së kaluarës së futbollit tonë dhe të kontribuoj në nderimin dhe përjetësimin e veprës së disa prej tyre. Këtë jam përpjekur ta bëj posaçërisht mirë jo vetëm si një detyrim mirënjohjeje por sepse jam i bindur se promovimi i vlerave të tyre është i rëndësishëm për identitetin e futbollit tonë që e shikoj si vlerë dhe premisë për suksesin e tij në të ardhmen. Një aspekt tjetër i punës në FSHF janë kontaktet dhe marrëdhëniet e punës me organet qeverisë të futbollit Botëror dhe Europian, FIFA dhe UEFA. Njohja dhe organizimin dhe mënyrën e funksionimit të këtyre institucioneve ka qenë një përvojë interesante dhe e dobishme.
-Cilat shikoni si arritjet tuaja gjatë kohës që keni qenë sekretar në FSHF?
-FSHF është një institucion kompleks. Aty administrohen dhe udhëhiqen interesat e një sektori qe pavarësisht volumit të ulët të qarkullimit të parave, tërheq në masë të konsiderueshme vëmendjen e opinionit dhe shpesh kontribuon në klimën sociale të komuniteteve. Për vetë natyrën e punës dhe karakterin e institucionit, nuk ka asnjë mundësi që ndokush të mendojë se kjo apo ajo arritje e rëndësishme është meritë e tij duke vlejtur i njëjti pohim edhe për dështimet.
FSHF nuk operon me fonde publike, por për vetë natyrën e saj ajo është në të vërtetë një institucion “publik”, përgjegjës për menaxhimin me sa më efektivitet të fondeve dhe interesave të komunitetit shqiptar te futbollit. Duke njohur nga përvoja e mëparshme mangësitë e institucioneve shqiptare në përgjithësi, unë jam përpjekur të punoj për përmirësimin e mentalitetit dhe praktikave të punës së aparatit të FSHF drejt një përgjegjshmërie maksimale ndaj të gjithë atyre subjekteve dhe individëve që operojnë në futbollin shqiptar. Në këtë funksion, gjatë kësaj periudhe janë ndërmarrë dhe ndryshime strukturore, rregullative dhe njerëzore në sekretariatin e përgjithshëm që besoj se kanë rritur transparencën, kanë përmirësuar kapacitetet menaxhuese, kane ngritur standardin e performancës, etj. Politikat dhe masat për zhvillimin e futbollit janë zhvilluar mbi bazën e objektivave që u miratuan në Asamblenë e vitit 2010 (zgjedhore) dhe vendimeve të asambleve ndërmjetme. Këto objektiva janë menduar dhe studiuar të prekin problemet themelore të futbollit tonë dhe të mundësojnë kalimin e tij në një fazë të re zhvillimi. Unë jam i sigurt se gjatë kësaj periudhe janë kryer përmirësime dhe reforma të mirëfillta rezultatet pozitive të së cilave do të ndihen shpejt në futbollin shqiptar. Të tilla mund të përmend miratimin dhe vënien në zbatim të skemës së menaxhimit të centralizuar të të drejtave për kampionatet kombëtare, reformimi juridik i klubeve, lançimin e sistemit të reformuar të ekipeve kombëtare të moshave dhe ndjekjes së talenteve, reformën e kuadrit ligjor dhe sistemit te drejtësisë sportive, vënien në funksionim të sistemit të menaxhimit elektronik të garave, etj.
-Cilat janë problemet e futbollit shqiptar?
-Natyrisht që mund të flitet gjatë për problemet dhe pengesat që has sot futbollit shqiptar. Ato janë të karakterit kulturor, infrastrukturor, ligjor, financiar, institucional, etj. Për vetë specifiken tonë, futbolli shqiptar sot mund të diskutohet i ndarë në dy komponentë: futbolli i luajtur në Shqipëri dhe futbolli i ekipeve kombëtare.
Futbolli i luajtur në Shqipëri has sot në një spektër të gjerë problemesh që e pengojnë atë të ngrihet në standarde bashkëkohore dhe të të na përfaqësojë më mirë në kompeticionet europiane në nivel klubesh. Natyrisht që për të shpjeguar me hollësi këtë problematike duhet më shumë se një intervistë ndaj po përmend deficencën që kemi në atë që është tulla themeltare mbi të cilën ngrihet tërë godina e futbollit të një vendi: klubin e futbollit. Dobësia dhe handikapet që manifestojnë klubet tona sot e kanë zanafillën që braktisjen e madhe që ju bë futbollit që në vitet ’90 kur nga një aktivitet i subvencionuar dhe mbështetur 100% nga shteti, futbolli u la praktikisht në fatin e tij, pa asnjë politike mbështetëse apo strategji tranzicioni. Si rezultat i drejtpërdrejtë i kësaj politike sot trashëgojmë klube futbolli që ndonëse mbijetuan, janë larg të qenit në modelin dhe efikasitetin që kërkon tregu shumë dinamik i futbollit bashkëkohor. Ndonëse me reformën ligjore të ndërmarrë nga FSHF, që nga viti 2011 kemi të paktën klube me status juridik të përcaktuar, ata nuk mund të dalin nga vështirësitë nëse shteti nuk do të ndryshojë qëndrim dhe nuk do të merret seriozisht me futbollin. Ata që pretendojnë se këtë situatë mund ta ndryshojë FSHF-në nuk kanë kuptuar si organizohet dhe si funksionon futbolli. FSHF është thjesht bashkimi i klubeve dhe e vetme ajo mbetet me mundësi te kufizuara për të vepruar. Duhet kuptuar se janë klubet ata që e bëjnë FSHF dhe jo kjo e fundit, klubet.
Komponenti i futbollit të ekipeve kombëtare është një histori tjetër. Nëse ekipet kombëtare do të mbështeteshin vetëm në klubet e vendit dhe futbollin e luajtur ne Shqipëri atëherë do te ishim duke folur në të njëjtën mënyrë si më sipër. Cilësia e lojës dhe rezultatet e ekipeve tona kombëtare do të vinin gradualisht duke u njehsuar me ato të mini shteteve të Europës. Arsyet kuptohen lehtë. Duhet të dimë se ne jemi më mbrapa edhe mini shteteve të Europës për kushtet që i krijojmë prodhimit dhe zhvillimit të talenteve të futbollit. Këtu mund të përmend pa ngurrim infrastrukturën, mbështetjen financiare, burimet njerëzore, etj. Argumente dhe prova për këtë mund të jepen plot dhe s’kam pse zgjatem. Realiteti është se ekipet kombëtare të Shqipërisë mund të mbështeten në një potencial të madh lojtarësh cilësore që ofrojnë sot djemtë dhe vajzat nga trevat dhe komunitetet shqiptare nëpër Botë. Ndonëse në këtë argument ka pasur dhe zëra në parim kundër, unë mendoj se ata duhet të heshtin jo vetëm për faktin se ne nuk bëjme dot më pa pjesëmarrjen e tyre, por dhe se askujt nuk duhet t’i shkojë në mendje t’u mohojë djemve dhe vajzave të diasporës të drejtën për të veshur fanellën kuq e zi. Për këtë çështje FSHF ka qenë shumë e qartë dhe e shpejtë në të vepruar. Unë jam i sigurt se masat që janë marrë dhe politika që po ndiqet do të na dhurojë shpejt një ekip kombëtar aspak më inferior në cilësi ndoshta se ata të vazos së dytë me të cilët ndeshemi. Koha do të na tregojë por padyshim që kemi përpara një të ardhme premtuese kuqezi.
-Jemi ndoshta i vetmi vend në Europë që nuk kemi Ligë futbolli. A mund të krijohet një Ligë Profesioniste futbolli në Shqipëri?
-Eshtë folur disa herë për Ligën Profesioniste të futbollit. Kam vënë re se shpesh krijimi i saj mendohet dhe sugjerohet si zgjidhje e problemeve që kalon futbolli ynë. Në të vërtetë, ligat janë mekanizma qëllimi më kryesor i të cilave është maksimalizimi i fitimit. E thënë ndryshe, ato mbrojnë interesat e ekonomike të anëtarëve të tyre duke u përqendruar vetëm për aspektin komercial të futbollit. Liga përgjithësisht merret me organizimin e kampionatit përkatës por çështje të rëndësishme se arbitrimi, disiplina sportive, etj i mbeten në çdo rast federatës. Ata që predikojnë Ligat si struktura që përjashtojnë federatën ose nuk e dinë se për çfarë flasin ose përpiqen të manipulojnë. Eshtë e vërtetë që pjesa më e madhe e vendeve të Europës kanë Liga Profesioniste futbolli por nuk mendoj se është FSHF shkaku për mungesën e tyre në Shqipëri. Që të formohet një Ligë është e nevojshme që klubet e futbollit së pari të jenë operatorë të mirëfilltë ekonomikë të cilat nëpërmjet Ligës do të arrinin të menaxhonin në mënyrë më efikase biznesin dhe do mbronin më mirë interesat ekonomike të tyre. Realiteti ynë është që deri në vitin 2011 dy të tretat e klubeve të futbollit nuk kishin personalitet juridik ndërkohë ata që mund të klasifikohen si subjekte të aftë për biznes sot numërohen me gishtat e dorës. Klubet tona janë subjekte që mbijetojnë duke u financuar nga burime jo të garantuara ndërkohë që kostot e kampionatit ku marrin pjesë subvencionohen nga FSHF.
-Planet tuaja për të ardhmen?
-Së pari dua të them se me largimin nga pozicioni i sekretarit të përgjithshëm nuk do të thotë që largohem nga FSHF dhe nga futbolli. Unë kam shpenzuar kohe dhe energji për të njohur futbollin ndërkohë FSHF ka investuar për përgatitjen time. Skema e organizmit të futbollit është shumë me komplekse se sa sekretariati i përgjithshëm dhe mundësitë për të marrë pjesë në të janë të shumta. Kam mirëkuptim të plotë me presidentin Duka për të vijuar kontributin tim për FSHF në aspekte dhe sektorë ku mund të ketë nevojë.
Gjithsesi për momentin them se kam nevojë të pushoj dhe të qëndroj pranë familjes. Koha në FSHF ka qenë një periudhe pune pa të shtuna, pa të diela dhe pa pushime të mirëfillta verore. Ndërkohë do të përpiqem të azhornohem dhe kuptoj si ka evoluar jeta jashtë “ishullit“ të futbollit ku kam qëndruar i “izoluar” për këto vite.