Alegri: 'Skuadres po i rikthehet besimi'
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pas fitores në kampionat kundër Kievos, Milani kundër Malagas kërkon një tjetër konfirmim, në rrugëtimin europian, për të shpresuar akoma se mund të arrijë në fazën e dytë të Champions Ligës. Në konferencën për shtyp trajneri kuqezi përpara ndeshjes me skuadrën e Pelegrinit shfaqet optimist. “ Shoqëria është duke ndjekur një politikë të mirë, duke kërkuar të lancojë shumë të rinjë. Berluskoni për shumë vite ka dashur të ndërtojë një skuadër me shumë kampionë, tani gjërat janë të ndryshme. Nuk mund të pretendosh të fitosh menjëherë, edhe sepse të mësohesh të luash në San Siro nuk është e lehtë. Jam shumë i sigurtë se kjo skuadër ka një bazë të mirë për të luftuar për tre vëndet e para në klasifikimin e përgjithshëm. Nga sezoni ardhshëm do të kthehemi akoma edhe më kompetitiv”.
Por trajneri kuqezi nuk dëshiron të marrë të gjithë meritat e asaj që është duke ndodhur në skuadër: “ Më japin kënaqësi fjalët që flasin për mua si lancues të rinjsh, por merita kryesore është e të gjithë sektorit të të rinjve të Milani. Të rinjë si Merkel dhe Straser në të shkuarën kanë pasur mundësi të luajnë në një skuadër të madhe. Këtë sezon të rinjtë kanë në dispozicion një skuadër krejtësisht të ndryshme, një lojtar si El Sharaui është i ndihmuar nga sistemi lojës që jemi duke aplikuar këtë fillim sezoni. Sezonin e shkuar e kanë ndihmuar shumë 26 ndeshjet që ka luajtur, duke u rritur ndjeshëm”. Menjëherë më pas diskutimi është spostuar te ndeshja fondamentale kundër Malagas: “ Janë një skuadër shumë e mirë, por jam i bindur se grupi jonë do të vendoset në javën e fundit.
Të martën janë sigurisht tre pikë të rëndësishme në lojë, do të shikoj sesi të lëvizim. Do të jetë e nevojshme të kemi edhe ndryshime të mira në pankinë, shpresojmë që të kenë një këmbë të mirë. Në krahasim me ndeshjen e parë kundër tyre jemi më mirë, e dimë mirë që për të arritur të parët në grup duhet të sigurojmë tre fitore. Edhe se kanë humbur në kampionat kundër Rajos nuk i zë aspak besë, do të kërkojnë të luajnë një ndeshje të madhe”. Në vazhdim të komentit të tij në prag të ndeshjes me spanjollët e Pelegrinit, trajneri Alegri është ndalur te zgjedhjet e formacionit: “ Montolivo e ka vendin e sigurtë, do të luajnë në krah Abate dhe Konstant.
Në mesfushë duhet të zgjedh njërin ndërmjet Ambrosinit dhe De Jong. Bojan? Mund të luajë edhe si sulmues i parë, është një djalosh shumë i zoti teknikisht. Por sigurisht që nuk e kam zbuluar unë. Në të majtë do të luajë El Sharaui. Duke parë sesi do të lëvizin situatat mund të ndryshojmë edhe modul loje gjatë ndeshjes. Do të kthehet Bonera, do të jetë edhe Robinjo. Boateng? Ka pasur një problem në gjy, me Kievon është rikthyer mirë. Është një lojtar që ka cilësi shumë të mira, por nuk duhet të marrë në krah të gjitha përgjegjësitë e Milanit”.
Nuk kishte sesi të mos flitej edhe për merkaton, specifikisht për Balotelin: “ Të gjithë bëjmë gabime, edhe unë. Por duhet të kuptojmë se kur arrihet në një moshë duhet të rritesh. Duhet të vendosë ai me sjelljet e tij se cfarë lloj lojtari dëshiron të jetë. Juventus-Inter? Zikaltërit kanë merituar fitoren, grupi tyre është nënvlerësuar nga shumë. Gabimi i Muntarit? Ju lutem mos ma kujtoni, nëse mendoj përsëri bëhem shumë nervoz… Për arbitrat është shumë e rëndësishme të tregojnë personalitet në fushën e lojës në cdo moment të ndeshjes”.