e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Procedohet atleti italian, perdori penis fals per testet e dopingut

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Procedohet atleti italian, perdori penis fals per testet e dopingut

Atleti italian, Devis Licciardi akuzohet se u ka bërë bisht testeve të dopingut, duke përdorur një penis fals, i cili përmbante mostra të urinës që nuk i përkisnin atij. Liccardi ishte pjesëmarrës një garë 10-kilometërshe të vrapimit në Molfetta të Puglia-s në Itali këtë fundjavë, kur pas garës iu kërkua nga zyrtarët e saj që të jepte mostrat e urinës. Teksa përgatitej që të kryente testin, ai i kërkoi doktorit që të largohej nga dhoma ku do të jepte mostrat e urinës, por ky i fundit refuzoi.  Liccardi kishte fshehur nën pantallona një penis fals që përmbante mostra urine që nuk i përkisnin atij. Por mjeku, i cili asistoi gjatë dhënies së mostrës, arriti që ta zbulonte këtë manovër.